Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se të gjitha ata që mendojnë se do bëjnë tërmet në zgjedhje, duhet të tmerrohen nga mesazhet e presidentit.
Ky reagim i Presidentit vjen pak minuta pasi Kryeministri Rama e ironzioi nga Fieri, lidhur me qendrimet e tij për vaksinimin e personaliteteve.
“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le të shqetësohen dhe le të tmerrohen të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shkruan Meta.
Ky reagim i Presidentit vjen pak minuta pasi Kryeministri Rama e ironzioi nga Fieri lidhur me deklaratat e tij për vaksinimin e personaliteteve./Opinion.al