Në kuadër të megaoperacionit të SPAK janë vënë në pranga në Spanjë dhe Itali dy persona.
Nga News24 mësohet se bëhet fjalë për Arjan Tukun, i cili është arrestuar në Itali, ndërsa Denis Meta në Spanjë.
Arrestimi i tyre u bë nga shkëmbimi i informacioneve në kohë të shpejt mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle e italiane.
SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.
43-vjeçari, në atë kohë me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.
Ndërkohë në total deri tani janë lëshuar 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtarë policie.