Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të shkojë në burg kush shet dhe blen votën!

2017/06/06 at 2:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Të shkojë në burg kush shet dhe blen votën!

Nga Dritan Laci

Në një vend si Shqipëria ku pandershmëria blihet dhe shitet si gjë e gjallë në pazar, të flasësh sot ndër shqiptarë për parime të meritokracisë dhe demokracisë duket si lufta e Galileo Galileit për të bindur njerëzinë se toka nuk ka formën e një tepsie të madhe të sheshtë me 7 dema poshtë saj, por të rrumbullakët. Kështu dhe puna e votës së lirë. Që në fakt deri tani vetëm nocionin ka pasur të tillë pasi vetëm e lirë nuk ka qenë, edhe pse dikush mund të thotë që shqiptarët shkojnë me këmbët e tyre në kutitë e votimit. Po kjo është e vërtetë. Por kjo për sa kohë këmbët nuk i udhëheq një mendje e lirë, por presioni për ushqimin e përditshëm, për atë vendin e punës, për atë thesin me miell që kushton 50 mijë lekë dhe që vlen sa vota e katër vite të marra së bashku.

Çdo të bëjmë në një inkriminim të tillë të votës, që çdo zgjedhje në Shqipëri i ka kthyer në farsë elektorale? Për hir të së së vërtetës, nuk është se na ka ngelur neve shqiptarëve të shpikim rregulla të reja demokracie. As të zbulojmë në shekullin XXI se bota vetvetiu është e rrumbullakët. Mjafton të vendosim në parim disa penalizime që edhe pse mund të na dëmtojnë individualisht mund ti shërbejnë përmirësimit të demokracisë në një kohë afatgjatë.

E para kush shet dhe blen votën duhet të sanksionohet me gjobë deri në heqje lirie që të mos guxojë kush ta bëjë në vazhdim. E dyta kush përdor postin publik për qëllime presioni elektoral, jo vetëm që nuk duhet të ketë me punë në administratën publike, por duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar. Pse jo le të krijojmë një hallkë institucionale ligjore qoftë edhe të përkohshme me mandat provizor që të merret pikërisht me individë,  burokratë apo politikanë që frymëzojnë sjellje të tilla dhe ti ndëshkojmë si një shembull që nuk duhet përqafuar nga të tjerë në vazhdim.

Tjetra, duhet patjetër depolitizuar me dispozita të veçanta roli i mësuesit. Mësues me teserë partie nuk i duhen sistemit arsimor. Jo më larg se dje në adresë të Opinion.al, mbërriti një mesazh nga një maturante nga Elbasani ku shkruhej: “Mësuesja e x partie sot në provimin e maturës ndihmoi të vetët dhe ne të tjerëve nuk na ndihmoi”. Çfarë modeli mësuesje dhe kujt i duhet një mësuese e tillë e cila në embrion u mëson nxënësve sjellje që bien në kundërshtim me rregullat e meritokracisë?

Lufta me kundërshtarët e votës së lirë është një betejë e gjatë. Dhe do të duhet shumë kohë dhe mekanizma të mirë studiuar për të arritur në definicionin e vertetë të votës së lirë. Por fillimisht duhet të presim metastazat. Qoftë edhe me dhimbje, duke humbur nga thesi i votave. Ndryshe një Shqipëri e tillë, ku vota shitet dhe blihet si në pazarin e gjësë së gjallë, nuk i duhet jo Evropës, pas as dreqit vetë. E për këtë duhet vullnet politik. Duhet edhe ndërgjegjësim. Vota e shitur është skllavëri. Është baraz me shitjen e integritetit personal.

Të shesësh katër vite jetë për një thes miell do të thotë që duhet të jesh shumë larg pritshmërive të një Evrope ku duam të shkojmë. Është të mos duash që fëmijët e tu të jetojnë pranë teje. Është të mos duash që fëmijët e tu të kenë të njëjtat të drejta dhe të mira materiale sikundër edhe fëmija i një politikani që të ka blerë jetën dhe dinjitetin për hiç gjë. Mendoje, nëse ai ta blen votën për një thes miell, a do të kishte arsye ti kërkoje llogari për jetën tënde dhe të fëmijëve të tu? Në fundit edhe për vetë politikanët do ishte një hop cilësor në dinjitetin e tyre sikur ti hiqnin qoftë edhe njëherë duart nga thesi me miell i votave, pasi vetëm kështu do të kuptonin se sa u vlen lëkura para elektoratit…./ Opinion.al

Etiketa: burgDritan LaciVOTA

Ju sugjerojmë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Para
Vërshojnë paditë penale/ Kryebashkiaku i majtë i Fierit akuzon kryetarin e LSI

Vërshojnë paditë penale/ Kryebashkiaku i majtë i Fierit akuzon kryetarin e LSI

Risia e “Galaxy Note 8”, tashmë me një kamerë të dyfishtë

Risia e “Galaxy Note 8”, tashmë me një kamerë të dyfishtë

Video/ E habitshme por e vertetë! Nënës i bien fëmijët nga makina…por vazhdon rrugën

Video/ E habitshme por e vertetë! Nënës i bien fëmijët nga makina...por vazhdon rrugën

TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
15 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore...

Lexo më shumë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
15 Dhjetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar, duke...

Lexo më shumë

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
15 Dhjetor, 2025

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com