Kryesore

Të ruhen koalicionet e lista 100% të hapura,opozita çon draftin në Këshill


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 27/09/20 |
Opi Nion

Opozita e bashkuar ka çuar në këshillin politik draftin për hapjen e listave 100%.

Edhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga kuvendi, opozita ka kërkuar që në zgjedhjet e 25 Prillit të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual, ndërsa përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.

“Çdo ndryshim në këtë fazë i rregullave për koalicionet do të ndikonte tek një e drejtë e fituar, gjë që cënon parimin kushtetues të sigurisë juridike e mbi të gjitha, parimin e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës për “stabilitetin e legjislacionit zgjedhor” e veçanërisht të elementëve themelorë të tij siç përcaktohen Kodin e Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore dhe parimin e “fushës së barabartë të lojës”. Pikërisht për të mbrojtur këto parime themelore që garantojnë ndershmërinë e zgjedhjeve kundër përpjekjeve për manipulim të sistemit në avantazh të mazhorancës qeverisëse, Kodi i Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore përcakton si afat të fundit për ndryshime të tilla një vit para datës së zgjedhjeve. Ky është një nga elementët kyç që OSBE-ODIHR të vlerësojë se zgjedhjet në një vend anëtar të OSBE janë demokratike.

Opozita e përfaqësuar në Këshillin Politik sipas marrëveshjes së 14 janarit 2020 konsideron se propozimet e Partisë Socialiste të depozituara në Kuvend dhe përpara Këshillit Politik janë në kundërshtim me parimet europiane për zgjedhje demokratike dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këto arsye, Opozita e kundërshton këtë ndryshim ligjor të modelit koalicioneve të propozuar nga Partia Socialiste dhe tekstin legjislativ që e zbaton atë”, thuhet mes te tjerave në propozimin e opozitës.

Kujtojmë se në mbledhjen e datës 22 shtator PS  e refuzoi që palët t’i drejtohen ODIHR-it, ndërsa përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen. /Opinion.al

Me poshte , drafti i plote i dorezuar nga opozita 

DRAFTI OPOZITA

 

Pas