Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Should I stay or should I go…

2016/06/26 at 6:29 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Should I stay or should I go…

Nga Majlinda BREGU

Nëse do të hapnim një debat mes të shkuarës dhe të tashmes, do të humbnim të ardhmen”

Winston Churcill ish kryeministri britanik nuk e ka besuar asokohe besoj se për të kërkuar një të vërtetë politike, sot pas shumë vitesh do të na duhet t’ i referohemi brezit të të tijve. Dhe jo vetem për t’ i kujtuar, por për të na ndihmuar me peshën e mendimit të tyre, të frymëzohemi për të mundur kohën pa mendim e guxim politik ku jetojmë sot.

Sot e më shumë politiken e bëjnë  kosmopolitanët dhe vendimet e guximshme janë vetëm nostalgji.

Dhe si cdo gjë që s’paska kuptim në këtë jetë po të mos jetë produkt i kundërshtive e paradokseve, edhe britanikët zgjodhën nostalgjinë për të shkuarën në vend të shpresës për të ardhmen.

Britania e Madhe, pas votës shkarëse për te dale nga BE, ka nisur tashmë rrugën e kthimit në një Angli të vogël!  Një dreq e di se sa histori referendumesh të tjera ndarjesh, pavarësimesh e bashkimesh do të pasojnë këtë vendim. E po aq, një dreq e di se c’kohëra “shakash” të rënda janë këto. Vetëm 4 ditë pasi shumica votoi pro Brexit, janë mbledhur 3 milionë firma për një tjetër referendum kundër Brexit!

Askush se di se sa fushata do të gëlojnë nga ekstremistët politikë të cilët do të përdorin robërit e zakoneve të vjetra, ata që përtacinë për të ngritur të ardhmen do ta përdorin për llogari pushtetesh partiake duke kërkuar të bëjnë provën e  radhës me BE.

Siç e nisi Cameron-i anglez, ose sic cuditshëm këndonin The Clash, grupi anglez në 1982, atë që ngjan si himni i sotëm: “Should I stay or should I go”.

Vetëm 8 orë pas rezultateve të referendumit Mbretëria e Bashkuar ka humbur 350 miliardë USD, humbje kjo më e madhe se vetë kontributi i Britanisë në buxhetin e përbashkët europian për 15 vitet e fundit.

Askush nga Pro EU nuk arriti të ishte aq i qartë sa të llogariste humbjet gjatë fushatës. Amullia ka pasuar ditët pas votimit, sic ndodh rëndom kur ecet qorrazi.

Pas viteve ecje çalë çalë, me një vizion afatshkurtër e vetkënaqur me rregullat, kushtet e institucionet Gjigande, e papasuruar në ide, të parët që do të ndjejnë pasojat e këtij vendimi do jemi ne.

Përballë një BE gati në vetabsorbim, Ballkani Perëndimor do të duhet të gjejë forcën e peshës transformuese së brendshmi.

Brexit do thithë totalisht vëmendjen e burokratëve të Brukselit të paktën për 2- 3 vitet në vijim, duke larguar krejtësisht vëmendjen nga zgjerimi e duke e bërë votën “leave” të Britanikëve  të ketë pasoja jo vetëm në Britani dhe BE, por edhe në vendet aspiruese të Ballkanit Persndimor, pavarësisht fazës së avancimit të tyre në këtë proces. Procesi i integrimit ka qenë faktori kryesor në nxitjen e reformave ekonomike dhe politike në vendet e rajonit. Me largimin e Britanisë, Ballkani Perëndimor humbi dhe një nga mbështetesit e fortë të zgjerimit, por gjithashtu humb edhe nxitjen e monitorimin e BE për konsolidimin e demokracive të brishta te vendeve tona.

Tregje të copëtuara, probleme bilaterale, mungesë investimesh të huaja, korrupsion, klasa politike të paafta për ndryshimet që duhen.

Askush nuk do të ketë mundësi me kushtet aktuale të vendimarrjes në BE për të rinovuar premtimin për anëtarësim të plotë të Ballkanit Perëndimor në Europë.

Sepse, prej të enjtes e ardhmja humbi nga brezi i robërve të zakonit. Ata që jetojnë në të tashmen me nostalgji për të shkuarën

Ju sugjerojmë

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran
Bota

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

18 Qershor, 2025 10:30 am
Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur

18 Qershor, 2025 10:27 am
Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”
Rajoni

Bislimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

18 Qershor, 2025 10:22 am
Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

18 Qershor, 2025 10:10 am
U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

18 Qershor, 2025 10:08 am
Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
Bota

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon

18 Qershor, 2025 9:59 am
Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
Aktualitet

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

18 Qershor, 2025 9:56 am
34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
Aktualitet

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

18 Qershor, 2025 9:36 am
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

18 Qershor, 2025 9:30 am
Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Para
Video/ Penallti për Gjermaninë, e pabesueshme çfarë bëri Ozil

Video/ Penallti për Gjermaninë, e pabesueshme çfarë bëri Ozil

Gjermani-Sllovaki, gol totalisht i “çmendur”

Video/ Goool, Gjermania dyfishon rezultatin

“Kali i Trojës” nuk ishte kalë, ishte anije

“Kali i Trojës” nuk ishte kalë, ishte anije

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran
18 Qershor, 2025

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur
18 Qershor, 2025

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më...

Lexo më shumë

Bislimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”
18 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë...

Lexo më shumë

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
18 Qershor, 2025

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, ku pas një konflikti në rrjetet sociale vranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com