Aktualitet

Të rinjtë shqiptarë largohen, emigrantët nga India dhe Indonezia punojnë në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 21/04/22 |
Opi Nion

Në një kohë që  nga Shqipëria të rinj largohen për të punuar në vendet europiane, në vendin tonë po rritet numri i shtetasve të huaj që vijnë për t’u punësuar.

Shtetasit e huaj, kanë siguruar kontrata pune në sektorin e turizmit dhe sot i janë drejtuar zyrës së emigracionit në Vlorë për tu pajisur me leje qëndrimi.

Këta të huaj, indianë, filipinezë dhe indonezë thonë se do punojnë në hotelet, restorantet dhe baret e qytetit bregdetar 6 muaj deri 1 vit.

“Jam nga Indonezia. Do të rri këtu një vit me kontratë pune si barist. Para se të vija këtu kam punuar në Bali. Resorti ku do punoj është njëlloj si në Greqi apo vende të tjera”, u shpreh një emigrant nga Indonezia.

“Jam nga India, Shqipëria është një vend I bukur. Kjo është hera e parë që do punoj këtu, një resort”, tha emigranti nga India.

Një nga shtetasit indianë ka nisur të mësojnë dhe fjalët e para në gjuhën shqipe.

Më pëlqen Albania më pëlqejnë shqiptarët. Pastroj dhomat, vij për herë të pare”, u shpreh një tjetër.

Sektori i turizmit kryesisht gjatë verës përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Për këtë arsye sipërmarrësit vlonjatë duket se këtë vit e kanë gjetur zgjidhjen. Po punësojnë shtetas të huaj.

 

Pas