Aktualitet

Të rinjtë shqiptarë duan të jenë lider


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 12/11/15 |
b.f

Të rinjtë shqiptarë kanë prirje më të madhe për të qenë liderë, në ndryshim nga të gjitha vendet e Evropës Qendrore”. Kjo është një prej gjetjeve të sondazhit “Hapat e parë në tregun e punës”, të kryer me studentë dhe të diplomuar në universitetet publike dhe private në vend, qëllimi i të cilit është t’u bëjë me dije punëdhënësve, politikëbërësve dhe institucioneve akademike në vend, aspiratat e brezit të ri.
Pyetësori eshte ofruar online gjatë periudhës prill-qershor 2015, u plotësua nga 259 studentë, ndërkohë që pyetjet mbulonin disa fusha, si: përvoja dhe kompetencat, pritshmëria mbi pagat, sjellja ndaj lidershipit, mendimet mbi balancën punë-jetë etj. Nga të dhënat e sondazhit rezulton gjithashtu se ajo që i demotivon më shumë të rinjtë shqiptarë dhe i shtyn drejt kërkimit të një punëdhënësi tjetër është mosvlerësimi i punës së tyre.
Po ashtu, një tjetër e dhënë është fakti se të rinjtë shqiptarë janë të gatshëm të lëvizin nga vendbanimi i tyre për te gjetur punë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas