Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë: Diploma në dorë, punë në sektorë të tjerë

2025/05/01 at 7:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë: Diploma në dorë, punë në sektorë të tjerë

Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishtina, është një nga shumë të rinj në Kosovë që kanë vështirësi të ndërtojnë karrierë në profesionin e tyre.


Përkushtimi i gjatë, qoftë me ushtrime teorike apo praktike për t’u pajisur me licencë, nuk iu shpërblye, për shkak të “shumë sfidave”.

Pamundësia për t’u angazhuar në këtë profesion, rrethanat, e kanë imponuar të punojë si ndihmëskuzhinier në sektorin e gastronomisë, në një restorant në kryeqytet.

“Është punë që më lehtë mund të sigurohet, kërkesat janë të mëdha në këtë sektor”, thotë Shkëlqimi.

Më 1 Maj – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të rinjtë kërkojnë që të gjenden forma për të përkrahur punësimin e tyre, qoftë për punë sezonale, por që edhe pas studimeve të ofrohen mundësi të angazhohen në profesionin e tyre.

Në pritje të një pune është edhe Arlind Shala, 23-vjeçar nga Prishtina, i cili ka diplomuar në Administratën Publike në një kolegj privat, në shtator të vitit të kaluar.

Punon si kamerier në një lokal të Prishtinës.Që nga diplomimi, thotë se është interesuar për dhjetëra konkurse në sektorin publik dhe privat, por ka aplikuar vetëm në dy.

Ai tregon se nuk ka aplikuar në të gjitha konkurset, pasi shpesh i është thënë se pa lidhje me ndonjë person në pozita të larta, nuk ka gjasa të pranohet.

“Dua të punoj në menaxhimin e analizave, statistikave dhe kontabilitetit, por është shumë e vështirë. Jam zhgënjyer nga sfidat që paraqiten për të punuar në profesionin tim”, tha Arlindi, duke shtuar se nepotizmi dhe lidhjet familjare janë faktorët kryesorë për të gjetur punë.

Në punë është edhe më 1 maj, kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Një i ri tjetër, Erion Sejdiu, 21 vjeç nga komuna e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2024 diplomoi në drejtimin Punë Sociale. Ai priti që diploma t’ia hapë derën drejt profesionit që kishte zgjedhur me pasion.

Por, katër muaj më pas, ende nuk ka gjetur një vend pune në fushën për të cilën është kualifikuar, kështu që vazhdon të punojë në sektorin privat.

“Aktualisht, jam duke punuar në një profesion krejt të kundërt nga ajo që kam studiuar”, tha ai shkurt për Radion Evropa e Lirë.

Erioni tregoi se ka pak konkurse për punëtorë socialë – por edhe ato që publikohen kërkojnë minimum tre vjet përvojë në fushë.

“Ky kriter pamundëson aplikimin dhe demotivon, zhgënjen një të porsadiplomuar për të ardhmen”, tha ai.

Sfidat e punësimit

Në procesin e punësimit te të rinjtë ka sfida të shumta, konsideron Blenda Pira, koordinatore e programeve në organizatën joqeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Pamundësia e tyre për t’u punësuar në profesionin e tyre, ajo shprehet se po i zhgënjen ata dhe po ndikon negativisht në motivimin dhe besimin e tyre për të ardhmen.

“Në profesionin e imponuar, edhe puna nuk është cilësore. Të rinjtë disa vite shpenzojnë në shkollim, fakultet, dhe në pamundësi të gjetjes se vendit të punës në profesionin e tyre, detyrohen të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektorë tjerë privatë”, tha Pira.

Për këtë arsye, ajo konsideron se sistemi i arsimit duhet të ristrukturohet në mënyrë që të përshtaten nevojat e tregut të punës me kuadrot që dalin nga institucionet arsimore.

“Ku më mirë do të mund të jepnin kontributin e tyre se në fushën që vetë e kanë zgjedhur të studiojnë të rinjtë dhe të rejat”, thekson ajo.

Kjo dukuri vazhdon të mbetet sfiduese për këtë kategori të shoqërisë, thuhet edhe në raportin e Institutit GAP, të publikuar më 30 prill.

“Është e rëndësishme të zhvillohen apo mbështeten programe trajnimi të cilat përgatisin të rinjtë e të rejat në orientim në tregun e punës. Në Kosovë, trajnime të tilla do të ishin efektive veçmas për të rinjtë që aktualisht nuk janë në arsim, punësim ose trajnim”, thuhet në raport.

GAP thotë se shumë kompani hasin në vështirësi që kanë të bëjnë me aftësitë e pamjaftueshme të kandidatëve në raport me kualifikimet dhe përvojën që kërkohet.

Të rinjtë në shifra

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeçe. Numri i të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur vitin e kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është mbi 256 mijë. Por, kjo kategori është më e prekura nga papunësia.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç), ishte 21.2 për qind, ose 5.0 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur ishte 16.2%./REL



Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

10 Shtator, 2025 8:58 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

10 Shtator, 2025 8:48 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 8:20 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 7:39 am
Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Para
Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz largohet nga posti

Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz largohet nga posti

Rama nga Berati: PS është e mira më e madhe për shqiptarët!

Rama nga Berati: PS është e mira më e madhe për shqiptarët!

Rrëzohet avioni në Itali dhe përplaset me një godinë, humb jetën një person

Rrëzohet avioni në Itali dhe përplaset me një godinë, humb jetën një person
















TE FUNDIT

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
10 Shtator, 2025

Sot në orën 13:00 PD do të mbledh për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit kryesinë. Në këtë...

Lexo më shumë

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
10 Shtator, 2025

Shifrat e reja zyrtare të Shteteve të Bashkuara tregojnë se ekonomia më e madhe e botës ka 911 mijë vende...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
10 Shtator, 2025

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që orët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 10 shtator 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
10 Shtator, 2025

Dashi Financiarisht, sugjerohet kontroll i dyfishtë i detajeve para se të bëni investime, pasi lëvizjet impulsive mund të kthehen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com