Pas publikimit të audio-përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasditen e sotme para Bashkisë së Durrësit.
Të rinjtë kanë goditur me vezë në drejtim të godinës së bashkisë, ndërsa më pas kanë shkallmuar derën dhe më pas e rrethuan me shirita skene krimi.
Po ashtu anëtarët e FRPD-së kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimin e kreut të bashkisë, Vangjush Dako./ Opinion.al E.Xh.