Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të punësuar në Bashkinë Bilisht, por në punë private gjatë orarit zyrtar. Kryebashkiaku: Gjynaf, mos t’i lë të punojnë?

2023/02/20 at 9:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të punësuar në Bashkinë Bilisht, por në punë private gjatë orarit zyrtar. Kryebashkiaku: Gjynaf, mos t’i lë të punojnë?

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim ku thuhet se disa qytetarë të punësuar në Bashkinë e Bilishtit, rezultojnë njëkohësisht të punësuar edhe në sektorin privat.

Në këtë pikë nuk ka asgjë të gabuar, por problemi qëndron në faktin se nga verifikimet që ka bërë emisioni Stop, këta persona nuk paraqiten në Bashkinë e Bilishtit gjatë 8-orarëshit të punës, por merren me punë private.

Kështu, Elton Kupe punon si shofer kamioni, por figuron si shofer i kryetarit Bashkisë së Bilishtit.

Shoferi i Kryebashkiakut Atin Gupe: Jo për ditë, se kam.., kur del rrugë. Kompania ime është në Durrës, por unë e kam afër, ngaqë e mbaj kamionin këtu në Bilisht, se në Bilisht jam dhe shkoj për shembull për 3 orë 3 orë e gjysëm, 4 orë, kthehem dhe bëj pushimin e madh këtu në Bilisht, shkoj të nesërmen për në Durrës.

Ergi Agolli dhe Marsel muzikanti punojnë me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar të punës që rezultojnë në bashki.

Ergi Agolli: Te 700- shja. Po, po 700 do ta le.

Bilbil Metolli punon në një karburant në Bilisht dhe figuron i punësuar edhe në bashki.

Stop: O vëlla! Si kalon? Bilbili këtu punon? Si e ka mbiemrin?

Punonjësi i Karburantit: Po, por nuk është, është pushim sot…Metolli.

Aurel Xhacka punon si taksist në rrugën Bilisht-Selanik dhe figuron si punonjës shërbimi në bashki.

Aurel Xhacka: Mirë urdhëro! 200 Euro të të çoj! Po në qoftë se do nesër, o vëlla!

Emiljano Kocilleri punon në montimin e xhamave me bashkëshortin e shefes së burimeve njerëzore në Bashkinë Bilisht dhe figuron si punonjës shërbimi në Njësinë administrative Oçisht.

Për këto probleme, gazetari i emisionit Stop u takua me kryetarin e Bashkisë Devoll Eduard Duro, i cili fillimisht tha se jep dorëheqjen nëse këto probleme janë të vërteta. Por më pas pranoi se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.

Gazetari: Elton Gupe…?

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po ai është shoferi im personal. Si qënka shoferi im personal, qënka shofer kamioni, punësim fiktiv? Po s’ka shance!

Gazetari: Po! Sepse ne i kemi kërkuar shoferit tuaj personal, për ta punësuar si shofer kamioni dhe ai ishte i gatshëm.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po mirë si shofer kamioni le të vijë ai.

Gazetari: Ne e pyetëm je i punësuar në një vënd tjetër, ai e mohoi. Ergi Agolli është muzikant e kemi prenotuar për dasëm.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po, po ai këngëtar është edhe këtu…po unë pse e kam punësuar?! Që të këndojë…

Gazetari: Po ne e kemi prenotuar, që të vijë psh…

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po të vijë, i lirë është të punojë nëpër dasma.

Gazetari: Nuk e kemi prenotuar për dasëm, e kemi pronotuar për një sebep tjetër në orar zyrtar. E kemi prenotuar ditën e premte, do vjnë të bëjnë ahengun tek ne…

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Le të vijnë…

Gazetari: Aurel Xhacka!

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po punonjës shërbimi është.

Gazetari: Është taksist.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Mund të punojë taksist, po jo i rregullt. Në qoftë se ka targë taksie, unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie.

Gazetari: Nuk ka e ka të paligjshme, po çfarë bëhet me kët…?

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Në qoftë se do të arrini të merreni me këto është gjynaf edhe për emisionin…

Gazetari: Ja se ka dhe ca emra, ka të tjerë..Bilbil Metolli?

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Edhe ai punon atje, gjynaf…Mos ta le unë të punojë? Punon në karburant, po ka dy fëmijët në shkollë të lartë.

Gazetari: Emiljano Kocilleri?

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Punonjës shërbimesh, i bie bretku tërë ditën në njësinë administrative Oçisht. Ka qënë 3-4 ditë sëmurë…

Gazetari: Jo ideja është këtu: Emiljano, ne e kemi verifikuar, punon me burrin e zonjës, që është e burimeve njerëzore këtu tek ju. Monton xhama dhe duralumin./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

13 Korrik, 2025 5:55 pm
“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
Aktualitet

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

13 Korrik, 2025 5:33 pm
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Bota

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

13 Korrik, 2025 5:20 pm
Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
Aktualitet

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

13 Korrik, 2025 5:06 pm
Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Para
Tërmeti goditi sërish Turqinë, viktima dhe të plagosur

Tërmeti goditi sërish Turqinë, viktima dhe të plagosur

Shleu borxhin, përmbaruesi “harron” t’i zhbllokojë makinat qytetarit

Shleu borxhin, përmbaruesi “harron” t’i zhbllokojë makinat qytetarit

Detaje nga udhëtimi sekret i Biden drejt Ukrainës, pa telefona dhe 10 orë në tren

Detaje nga udhëtimi sekret i Biden drejt Ukrainës, pa telefona dhe 10 orë në tren

TE FUNDIT

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
13 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për të zhvilluar takim me Donald Trump dhe zyrtarët e...

Lexo më shumë

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
13 Korrik, 2025

Konflikti i radhës në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes nënës dhe djalit....

Lexo më shumë

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
13 Korrik, 2025

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka...

Lexo më shumë

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
13 Korrik, 2025

Trashëgimia e pasur historike dhe arkeologjike e Korçës po zgjon çdo vit e më tepër kuriozitetin e vizitorëve, sidomos të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com