Bota

Të përgjunjur para protestuesve,policët amerikanë kërkojnë falje për Floyd


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 01/06/20 |
el ida

Në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ta. Madje duke u gjunjëzuar dhe para tyre.

Veprimi i agjentëve në New Jersey Ferguson, Misuri, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke marrë shumë vlerësime.

Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit  të kontesë, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe.

Sherifi theksoi se agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai shtoi se askush nuk duhet të mendojë për asnjë sekondë se ai përfaqëson të gjithë policinë e vendit.

Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë prej disa ditësh nga protesta të nxehta, që po zgjerohen gjithmonë e më shumë. Kjo valë reagimi u shkaktua pas vdekjes së një afro-amerikani gjatë arrestimit nga policia. Në rrjet u bë virale video e George Floyd, i cili qëndronte me fytyrën në tokë, ndërsa polici Chauvin në Minneapolis kishte vendosur këmbën në qafën e tij. Pavarësisht thirrjeve të Floyd se nuk po merrte frymë, polici nuk u ndal./Opinion.al

Pas