Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të pathënat e grabitjes! Personi i vrarë,truket për të ngatërruar policinë

2019/04/09 at 8:50 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të pathënat e grabitjes! Personi i vrarë,truket për të ngatërruar policinë

Nga ora në orë detaje të reja dalin në dritë në lidhje me grabitjen në Rinas. Fillimisht u raportua se grabitësi që u vra nga shkëmbimi i zjarrit ishte pa maskë dhe tullac.


Por më pas u zbulua se kishte vendosur paruke për të ngatërruar policinë. Në trupin e grabitësit të vrarë janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë.

Mësohet se janë lëshuar 4 urdhëra ndalimi, ndërsa 40 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Ngjarja

Katër persona të maskuar dhe të armatosur hynë rreth orës 15:00 në pistën e aeroportit të Rinasit dhe grabitën një shumë të konsiderueshme parash. Bëhet fjalë për disa miliona Euro të një banke të nivelit të dytë që u dërguan në një avion të linjës Tiranë – Vienë nga një makinë e kompanisë “Nazeri 2000”.

Grabitësit kanë hyrë me një furgon nga ana e parkingut 24 orësh të pasagjerëve dhe kanë dalë nga një portë në krah të rrugës Rinas – Fushë Krujë, porta e zjarrfikësve, e njëjta nga ku 3 vjet më parë hyri edhe një Mercedes që u përdor për një grabitje të ngjashme. Nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para në furgon dhe në pjesën e kargos së avionit.

Autorët për të kryer grabitjen përdorën një furgon të bardhë me mbishkrimin “Kontrolli Tatimor” dhe më pas dolën nga e njëjta portë. Disa pasagjerë të avionit thanë se ata kishin menduar se bëhej fjalë për një stërvitje policore.

Pas rreth 800 metrash pasi kanë dalë nga pista, grabitësit janë përballur me forcat e policisë, të cilat ndodhen të stacionuar pranë aeroportit. Ata kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën. Personi i vrarë është hedhur nga furgoni dhe tre grabitësit e tjerë i janë drejtuar Fushë-Krujës. Në ndjekje janë vënë forca të shumta speciale, ndërkohë që në operacion ka marrë pjesë dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.

Furgoni me logon e “Hetimit Tatimor” është gjetur i djegur pranë vendit ku mbeti i vrarë grabitësi. Rreth një orë më pas, një tjetër furgon u gjet i djegur mes Kamzës dhe Bathores. Brenda ka pasur një arsenal të rëndë armësh./Opinion.al

Etiketa: grabitja


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

8 Shtator, 2025 10:00 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
Para
Të pathënat e grabitjes! Personi i vrarë,truket për të ngatërruar policinë

“Vepronin të qetë e me disiplinë ushtarake"

Aktivitete të habitshme që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë

Aktivitete të habitshme që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë

Ndërhyrjet ruse, Barr: Do publikohet një version i raportit Mueller

Ndërhyrjet ruse, Barr: Do publikohet një version i raportit Mueller
















TE FUNDIT

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Shtator, 2025

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka...

Lexo më shumë

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
8 Shtator, 2025

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike....

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
8 Shtator, 2025

Ka shkuar në dy numri personave që kanë humbur jetën në një atentat të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër....

Lexo më shumë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
8 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com