Aktualitet

Të pathënat e Dritan Zaganit. Sonte në “OPINION” dëshmia e patransmetuar ende prej tij.


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 09/11/15 |
b.f

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në orën 22:15 do shfaqet pjesa e dytë e dëshmisë së dhënë nga ish shefi I antidrogës se Fierit Dritan Zagani.
Në intervistën që ka dhënë për gazetarin Basir Çollaku dalin shumë emra dhe afera që përfshijnë zyrtarë të lartë.
Detaje të rëndesishme për ndalimin e tij nga SHKB, trafiku I drogës që eshte zhvilluar me avion, informacione për shefen e “Interforces” Anna Poggi” dhe rolin e saj apo se cilat janë shkresat që ka dërguar në Tiranë ajo?

Informcionet që Zagani ka për personat e implikuar në trafikun e drogës, dhe a kanë llogari bankare në bankat italiane në shqipëri? Ku kanë investuar ata? Cilët jane këta personazhe? Shumë detaje rreth tyre pritet të bëhen publike në pjesën e mbetur të intervistes që do të transmetohet mbrëmjen e sotme. Sipas dëshmive te Zaganit ka persona te cilët ai I konsideron trafikante dhe që punojne në polici apo nëper ministri.

Ish shefi I antidrogës se Fierit Dritan Zagani I kushton rëndesi edhe informcaioneve që pritet të bëhen publike nga shtypi I juaj, të cilat do të publikohen në ditët ne vijim sipas tij. Akuzat e Zaganit dhe pjesa e tjtër që nuk është zbuluar ende prej tyre do të vijnë mbrëmjen e sonte në emisionin “Opinion” përfshfirë panelin e të ftuarve dhe gazetarin Çollaku, që ka zhvilluar intervistën.

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. eshte nje debat shterpe.gazetari collaku mundohet te mbroje te drejten e zaganit, por nje pyetje kam per kete gazetar : dhenia dhe marja e informacionit ne menyre jozyrtare eshte apo jo shitje info. pastaj hajde ta mbrojme komisar zaganin

  2. Z. Fevziu
    Ndoqa emisionin e pare me intervistat e marra Z. Zagani, edhe panvaresisht nga ato qe u thane, me ben pershtypje qe akoma nuk eshte cilesuar “Dyshimi i Arsyeshem” apo ” Indicja e Dyshimte” ne ato cka thote Z. Zagani. Shpresoj te jem gabim, por per ata qe e njohin fushen e investigimit / hetimit, deshmija e “informatorit” qofte i ky i certifikuar apo jo nga prokuroria, nuk merret si Indicje ose Dyshim i Arsyeshem per te leshuar gjykata ose prokuroria Urdher-Pergjiim. Sepse nje menyre e tille funksionimi to ta kthente vendin ne nje kaos te vertete. P.SH. Nje informator mund te deklaroje tek agjenti ku ai raporton, qe dhe ju keni $2 mil cash ne shpi, armatim e droge, edhe mund ta thote kete per 1001 arsye, I bie qe gjykata te leshoje urdher-pergjimi edhe per ju, apo jo??? Edhe ky agjent kete informacion e hidhka ne “sistem” edhe ja ku na dolet edhe “ju” kontigjent i krimit …. lol. Nuk me vjen cudi qe keto qe thote Z. Zagani mund te jene te gjitha te verteta, por deri tani duken thjesht “Me tha – Te thashe”
    Besoj se nje jurist i ftuar ne studio mund ta sqaroje me mire kete situate .
    Z. Zagani te rrij atje ku eshte se me mafien qe ka kapur kupolen ne Shqiperi nuk merret dote.

  3. Fevzi,eshte nje interviste interesante e cila,ne kushte normale,duhet te sherbente si katalizator per nje revolte mbare popullore kunder ketij regjimi ( lidhja PS-PD ) qe u ka marre neperkembe shqiptareve deri tani 1/3 e jetes .
    Por kjo revolte nuk mund te ndodhe per arsye se populli shqiptar eshte i gjithe i tredhur qe ne lindje.
    Per kete arsye,intervista e Zaganit kufizohet si nje lufte personale e ketij te fundit me X persona qe godet intervista

Pas