Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të pathënat e atentatit me granatë ndaj kryebashkiakut të Lushnjës

2020/01/09 at 11:04 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të pathënat e atentatit me granatë ndaj kryebashkiakut të Lushnjës

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në mjediset e zyrës së drejtuesit lokal të qytetit në 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Mjeti shpërthyes është hedhur nga Gëzim Saraçi, ish shoferi i kryebashkiakut Tushe. Në emisionin Opinion, gazetarët e kronikës kanë dhënë detaje të pathënë për këtë atentat.

Mentor Kikia: Kjo meriton një përgjigje pse u sulmua kryetari i Bashkisë nga shoferi. Unë nuk kam prova të them pse. Nuk ishte një njeri që kishte një problem shtetëror me kryetarin e Bashkisë, nuk ishte një atentat në lidhje me detyrën, pra, kryetari i Bashkisë i refuzoi dikujt një leje ndërtimi, një marrëveshje apo i mohoi një koncesion dhe fond të pa merituar. Shoferi, siç ndodh rëndom në Shqipëri për zyrtarin e ka njeriun më të besuar. Që do të thotë që ka një arsye përtej funksionit të detyrës shtetërore.

Artan Hoxha: E kishte shok, prandaj e ka marrë, se ka marrë kot. Në zyrën e kryetarit të Bashkisë, aq më tepër të hysh me granatë në xhep, kur ne na heqin dhe stilolapsin.

Enton Abilekaj: Arsyet kanë qenë personale, minimalisht ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen sepse nuk është goditje për shkak të detyrë, por për hesape personale dhe jo të ligjshme, kuptohet. Ai është kapur në flagrancë në pazar jo shtetëror me dikë. Për çafër arsye është prishur shoferi, ai nuk thotë se kishte dërguar kërkesën për leje për shtesë, biznes… Ai ka thënë se nuk kam asnjë problem me atë, ka qenë shoferi im dhe ka qenë i mërzitur se e hoqa nga puna, gjë e cila nuk është e vërtetë. Ky duhet të jap dorëheqjen, dhe të hetoj dhe ky zotria pse është bërë sulmi.

Klodiana Lala: Në fakt situata ishte e rëndë pasi kishte ndodhur një ngjarje brenda institucionit shtetëror. Rezulton se ish-shoferi kishte takuar kryetarin e bashkisë në momentin që kishte parkuar makinën dhe kishte diskutuar me të dhe më pas janë ngjitur, në fakt kishin debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sikur kanë deklaruar punonjësit e bashkisë dhe njerëzit që i njihnin nga afër. Debati ka qenë shumë i fortë në zyrën e kreut të Bashkisë dhe në momentin që ka ndërhyrë sekretarja ai ka shpërthyer granatën. Ish-shoferi ka qenë një nga njerëzit më të besuar dhe miqtë e tij më të ngushtë të Fatos Tushes. Ai ka punuar si shofer i tij dhe këtë e pranon dhe vet Tushe, deri në fundin e vitit 2015, fillimi i vitit 2016. Ka qenë një ndër njerëzit më të besuar dhe sigurisht ka pasur një konflikt mes tyre. Flitet për rnjë borxh mes tyre, kryetari i bashkisë i kishte borxh shoferit. Ai ishte një shofer biznesmen dhe kishte një lokal më zonë shumë mirë ekonomikisht, kishte disa probleme kohët e fundit me alkooli e thonin punonjësit e bashkisë, e frekuentonte rregullisht bashkinë dhe pse ishte larguar nga detyra. Konfliktet e tyre kanë qenë të vazhdueshme, duke qenë se kohët e fundit ishte mësuar për dyshimet për një rekord shumë të rëndë kriminale në Itali. Fatos Tushes i është kërkuar që ta largojë atë dhe ta mbaj larg atë se kishte dyshime se shoferi i tij ishte i përfshirë në një rrjet trafiku në Itali dhe Prokuroria shqiptare i ka kërkuar me letër-porosi të dhëna për këtë person. Kishte qenë më herët dhe më pas është kthyer. Ai është konsideruar si një ndër njerëzit shumë pranë Fatos Tushes dhe që e ka financuar. Kur them financim, këtë nuk di ta ndaj. Nëse ishte financim me angazhim personal me mundësit e tij apo angazhim financiar./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Gjenerali amerikan tregon sa e rrezikuar është Shqipëria nga Irani

Gjenerali amerikan tregon sa e rrezikuar është Shqipëria nga Irani

Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi 10 Janar 2020

Parashikimi/ Si do të ndryshojnë temperaturat në tre fraksionet e ditës

Moti për ditën e sotme 10 Janar 2020

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com