Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të parashikosh të keqen” Kompleksi Kasandra, nga mitologjia në ditët tona

2019/01/19 at 1:25 PM
në Life Style, ZZinstant
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të parashikosh të keqen” Kompleksi Kasandra, nga mitologjia në ditët tona

Kompleksi i Kasandrës, quhet dukuria ku njerëzit parashikojnë të keqen e mundohen të japin sinjale per parandalimin e saj. Termi “Kompleksi i Kasandrës”, ka hyrë në përdorim në vitin 1949, kur një filozof francez diskutoi potencialin e dikujt mund të parashikonte ngjarjet e ardhshme. Kompleksi është përdorur në kontekste të gjera. Kjo përfshin psikologjinë, cirkun, botën e korporatave, ambientalizmin (dhe shkencën në përgjithësi), dhe filozofinë.


Origjina e emrit kompleks Kasandra

Në mitologjinë greke, Kasandra ishte vajza e Priamit, mbretit që sundoi Trojën në kohën kur u sulmua ng grekët. Kasandra ishte një grua kaq e bukur, sa që ajo tërhoqi vëmendjen e Perëndisë Apollon, birit të Zeusit. Ai i dha asaj në shenjë dashurie dhuntinë e bërjes së profecive, por kur e refuzoi vëmendjen e tij, u zemërua.

Apolloni e mallkoi Kasandrën, për të profetizuar gjithnjë të vërtetën, por kishte fatkeqësinë që askush nuk do ta besonte më kurrë atë. Kompleksi i Kasandrës ashtu siç e njohim sot, ka gjithashtu disa lidhje të dallueshme me kohën e shkrimit të Testamentit të Vjetër në Bibël.

Jeremia, Isaia dhe Amosi ishin të gjithë profetë, që vunë në dukje atë që po shkonte keq në shoqërinë e tyre.

Të tre profetët e kaluan jetën e tyre, duke u bërë thirrje njerëzve të nderonin Zotin përmes veprimeve të tyre. Ata shmangën flijimin e kafshëve, dhe u kujdesen për ata që qenë në nevojë. Mjerisht, siç ishte gjithmonë rasti, njerëzit nuk i besonin, dhe për këtë u ndëshkuan.

Kompleksi i Kasandrës në psikologji

Shumë psikologë, e përdorin kompleksin Kasandra, për të përshkruar efektet fizike dhe emocionale që ndihen nga njerëzit, të cilët përjetojnë ngjarje personale stresuese. Ajo mund të zbatohet edhe për njerëzit që vuajnë gjithmonë poshtërimin, për shkak se nuk dëgjohen apo nuk besohen kurrë, kur përpiqen të shpjegohen tek njerëzit e tjerë.

Melani Klein, ishte një psikologe që në fillim të viteve 1960, doli me teorinë se kompleksi i Kasandrës, mund të përshkruajë ndërgjegjen morale. Është detyra e një ndërgjegje morale, të japë një paralajmërim, kur gjërat do të shkojnë keq. Klein e quajti këtë kompleks i Kasandrës, për shkak të përbëresve morale që vijnë me shumë paralajmërime.

Super-egoja, që përpiqet të na bëjë t’i ndalojmë këto paralajmërime moraliste, është Apolloni.

Sipas Klein, njerëzit do të refuzojnë të besojnë ose të dëgjojnë dikë që flet nga pozota e një ndërgjegjeje morale, në një përpjekje për të injoruar ndërgjegjen e tyre. Lori Lejton Shapira ishte një psikologe aktive gjatë viteve 1980. Versioni i saj i kompleksit Kassandra, erdhi me tre faktorë të veçantë:

Një marrëdhënie jofunksionale me arketipin e Apollonit

Mungesa e besimit, kur ata që e vuajnë përpiqen t’u tregojnë të tjerëve përvojat dhe besimet e tyre. Shapira thoshte se kompleksi Kasandra ka lidhje me arketipin e rendit, arsyes, të vërtetës dhe qartësisë.

Ky arketip, të cilin ajo e quajti arketipi i Apollonit, është në kundërshtim me kompleksin Kasandra. Për Shapirën, arketipi i Apollonit është i jashtëm dhe emocionalisht i largët. Njëkohësisht, një grua Kasandra është ajo që mbështetet shumë tek intuita dhe emocioni.

Kompleksi Kasandra sot në botë

Një kompleks Kasandra për një grua që punon, mund të jetë ndonjëherë një formë e vizionimit. Kur dikush parashikon se drejtimi i biznesit dhe kompanisë për të cilën punon po pëson disa ndryshime, shpesh duhet të përballet me njerëzit që refuzojnë ta besojnë.

Kjo ndodh sepse shumë njerëz punojnë në të tashmen, dhe nuk preferojnë të shohin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Disa njerëz që kanë një kompleks Kasandre, mund t’i shohin gjërat përpara se të ndodhin. Për shembull, një rënie e lehtë në normën e suksesit të kompanisë, ose normën e fitimit.

Kjo është ajo që ndodhi me Uorren Bafett, që fitoi nofkën ‘Kasandra e Uoll Stritit’, për përpjekjen e tij për të paralajmëruar njerëzit për krizën e fundit financiare. Megjithatë, ajo nuk është gjithmonë e keqe. Ndonjëherë tek vizionimi, njerëzit me një kompleks Kasandra, shihen si një shenjë e mirë. Kjo për shkak se ata shpesh, mund të shohin atë që të tjerët nuk munden.

Lëvizja mjedisore

Shkenca ka parashikuar disa herë ndryshimin e klimës në një shkallë masive. Kjo përfshin rritjen e temperaturave, përmbytjet, thatësirat, ndotjen, dhe të gjitha llojet e gjërave të tjera të tmerrshme. Fatkeqësisht, pavarësisht se shumë prej paralajmërime të tyre po vërtetohen, shumë njerëz e injorojnë këtë ashtu si edhe shkencën që qëndron pas saj, si një kompleks të Kasandrës.

Shumë shkencëtarë, flasin në mënyrë aktive flasin për dilemën e ngecjes në mes të një kompleksi të Kasndrës.

Kjo ka të bëjë me të qenit tërësisht i vetmuar, teksa shihni njerëzit të shkatërrojnë planetin dhe veten e tyre. Po çfarë i bën gjërat më keq për shkencëtarët, që e kanë një kompleks të tillë?

Ata e falësojnë shpesh veten për ngjarjet që u përpoqën të paralajmëronin.

Disa shkencëtarë, kanë përjetuar ndërkohë efektin e kundërt. Kur arrijnë të japin një lajm të mirë për njerëzit, kjo merret si një shenjë se i gjithë problemi i ndryshimit të klimës, është në fakt një mashtrim, dhe se kushdo që pretendon të kundërtën është gënjeshtar.

Shembuj të tjerë

Kompleksi i Kasandrës, është shfaqur në një numër të gjerë kontekstesh, që në fillim u shfaq në mitologjinë greke. Ajo është më e zakonshme tek feminizmi, dhe në perspektivat e tyre të realitetit, në pjesë të ndryshme të mediave dhe shkencës mjekësore.

Njerëzit me autizëm, ose familjarët e tyre, shpesh ndihen sikur kanë kompleksin Kasandra. Mund të kalojë shumë kohë, para se dikush të besojë atë që thonë ata për shëndetin e tyre. Shumë kompozitorë, kanë përdorur idenë e një kompleksi Kasandra, si “ABBA” dhe “Dead and Divine”./Learning-mind.com” – Bota.al

Etiketa: ditet tonakasandramitologji


Ju sugjerojmë

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Para
Video/ Denoncimi i Berishës, si e fyen pedagogu studenten greviste

Video/ Denoncimi i Berishës, si e fyen pedagogu studenten greviste

Harrojeni gjoksin e madh, ja cilat janë ndërhyrjet më në modë të momentit 

550 mijë dollarë, 9 operacione e fillers për të qenë si Kim Kardashian

Idrizi kritika PD-së: Rrëzimi i Ramës detyrë e opozitës, jo vendim

Idrizi kritika PD-së: Rrëzimi i Ramës detyrë e opozitës, jo vendim
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 8 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
8 Korrik, 2025

Dashi Kjo e martë do të reflektojë ndonjë problem të vogël në dashuri. Ndoshta po mendoni se dashuria, merr shumë...

Lexo më shumë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com