Dhjetra të panjohur janë shfaqur në varrimin e një foshnjeje të paidentifikuar, trupi i të cilit që u gjend nga policia në anë të lumit Taff, në Uells, një vit më parë.
Të voglit, një djalë i pagëzuar me emrin Sion, iu dha lamtumira e fundit në një shërbesë në të cilin morën pjesë 60 të huaj, ndër të cilët dhe polici i cili shkoi i pari në vendin e ngjarjes.
Djali ishte menduar të varrosej pa shërbim, pa lutje dhe pa një pllakë mbi varrin e tij, por në fakt falë zemërgjerësisë së këtyre të panjohurve u mblodh një shumë prej 1500 paundësh, që bëri të mundur shërbesën.
Familja e të voglit nuk u arrit kurrë që të gjendej dhe lutjet për trupin e tij drejt botës së përtejme, i bënë pikërisht këta njerëz të mirë.
Detektivi Mark O’Shea, polici që gjeti trupin e tij, mbajti një fjalim prekës duke i kërkuar Perëndisë që të mirëpresë në gjirin e tij, të voglin Sion./Klan