Kronikë

Të pandarë deri në fund, detaje nga vdekja e bashkëshortëve në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 21/06/22 |
Opi Nion

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj i ftuar te “Rudina” jep detaje për ngjarjen e dhimbshme të ndodhur ditën e hënë në Tiranë, ku u gjetën të vdekur një çift të moshuarish të cilët banonin te “Nënstacioni i Selitës”. Fillimisht u dyshua se burri ishte vetëvarur e më pas gruaja kishte pësuar atak në zemër, por sipas raportimit të gazetarit Bajraktaraj ka qenë gruaja ajo e cila ka ndërruar jetë e para dhe më pas burri, i cili duket se nuk e ka duruar dot humbjen e të shoqes ka vendosur t’i japë fund jetës.

Grupi hetimor që ka kryer hetime ka dalë në konkluzionin që fillimisht ka vdekur 80-vjeçarja Arta Meçaj e më pas ka kryer vetëvrasje Safet Meçaj. Sipas burimeve të policisë, gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar atak gjatë mbrëmjes së djeshme. Në kushte psikologjike të rënda, kur ka konstatuar gruan e tij të vdekur ka kryer aktin e vetëvrasjes edhe 80-vjeçari”.

Gazetari tregon se të moshuarit u gjetën pa jetë nga nipi, i cili ishte i vetmi i afërm i cili banonte pranë tyre. Ai është marrë në pyetje për marrëdhënien mes çiftit dhe nëse ata kanë pasur probleme apo shqetësime kohët e fundit.

“Për ngjarjen është marrë në pyetje edhe nipi i dy të moshuarve i cili ka treguar edhe nëse ka patur komunikime më parë, nëse ka patur ndonjë shqetësim pasi ishte i vetmi i afërm që banonte pranë banesës së tyre dhe kujdesej për dy të moshuarit. Hetimet vazhdojnë për ta përmbyllur si çështje. Fillimisht trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e spitalit për të bërë të mundur dhe ekzaminimet dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së gruas e cila u gjet pa shenja jete nga stafi i ambulancës. Sigurisht do të ketë një mbyllje të kësaj dosje nga ana e hetuese por paraprakisht hetuesit thonë se gruaja ka pësuar atak në zemër e më pas bashkëshorti është vetëvrarë”.

Gazetari Bajraktaraj tregon se sipas banorëve të zonës dy të moshuarit ishin gjithnjë të dy bashkë dhe nuk ndaheshin asnjëherë, madje merreshin edhe si shembull prej tyre për marrëdhënien e ngushtë mes tyre.

Banorët e zonës tregojnë se ishin një çift që kishin një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe herë pas here merreshin edhe shembull nga banorët e lagjes. Që tregon se nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, por vetëm mungesën e të afërme të tyre sepse nuk kanë qenë të pranishëm gjatë kohëve të fundit, përveç nipit të tyre, ai dhe që i gjeti të vdekur përgjatë mbrëmjes së djeshme.”/tvklan.al

Pas