Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të paktën 19 të vrarë nga sulmet raketore të Indisë në Pakistan

2025/05/07 at 8:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të paktën 19 të vrarë nga sulmet raketore të Indisë në Pakistan

India ka hedhur raketa në disa pjesë të territorit të kontrolluar nga Pakistani në orët e hershme të së mërkurës, duke i vrarë të pakën 19 njerëz.


Lideri i Pakistanit i cilësoi sulmet si “akt lufte”.

India tha se e ka goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me sulmin e muajit të kaluar në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir, ku u vranë 26 turistë hindu.

Pakistani tha se i ka rrëzuar disa avionë luftarakë indianë në shenjë hakmarrjeje, teksa dy avionë ranë në fshatrat e kontrolluara nga India në Kashmir. Të paktën 7 civilë u vranë në këtë rajon nga sulmet pakistaneze, thanë policia dhe mjekët indianë.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit – vende fqinje të armatosura me armë bërthamore – janë rritur ndjeshëm që nga sulmi i muajit të kaluar, për të cilin India i ka fajësuar militantët e mbështetur nga Pakistani. Islamabadi e ka mohuar përfshirjen. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i dënoi sulmet ajrore të së mërkurës dhe tha se vendi i tij do të hakmerret.

“Pakistani ka çdo të drejtë të përgjigjet fuqishëm ndaj këtij akti lufte të imponuar nga India, dhe vërtet jemi duke u përgjigjur fort”, tha Sharif.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Pakistanit do të mblidhet të mërkurën në mëngjes. Sulmi ndezi alarmin në Uashington, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është njoftuar për sulmin dhe shpreson që përleshjet “të përfundojnë shumë shpejt”.

Në Nju Jork, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për sulmin dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje maksimale nga të dyja vendet. “Bota nuk mund ta përballojë një përplasje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit”, tha Guterres, sipas zëdhënësit të tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kontaktoi këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Pakistanit, Asim Malik, i cili është gjithashtu shef i agjencisë kryesore të inteligjencës së Pakistanit, për të diskutuar situatën. Rubio foli gjithashtu me homologun e tij nga India dhe tha se do të vazhdojë të angazhohet me të dyja vendet për të arritur një zgjidhje për konfliktin.

“Ai po inkurajon Indinë dhe Pakistanin të hapin sërish një kanal komunikimi midis udhëheqësve të tyre për të zbutur situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, në një deklaratë.

Hassan Abbas, profesor i dalluar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Afërt dhe Azisë Jugore, i tha Radios Evropa e Lirë se, megjithëse terrorizmi duhet të dënohet gjithmonë, pretendimi i nxituar i Pakistanit se incidenti ishte një operacion i rremë i organizuar nga India – pa hetim – është i papërgjegjshëm. Po ashtu, nxitimi i Indisë për të fajësuar Pakistanin pa prova të besueshme vetëm sa thellon mosbesimin dhe rrit rrezikun e përshkallëzimit, tha Abbas.

Ushtria indiane goditi gjashtë lokacione në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe në provincën lindore Punjab të Pakistanit, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif.

Të paktën 19 njerëz u vranë dhe 38 të tjerë u plagosën. Ministria e Mbrojtjes e Indisë theksoi se sulmet kishin në shënjestër të paktën nëntë vende “ku janë planifikuar sulme terroriste kundër Indisë”.

“Veprimet tona kanë qenë të përqendruara, të matura dhe të natyrë jopërshkallëzuese. Asnjë objekt ushtarak pakistanez nuk është shënjestruar”, tha Ministria indiane, duke shtuar se “India ka treguar vetëpërmbajtje të madhe”.

Pakistani tha se sulmet goditën të paktën dy vende që më parë ishin të lidhura me grupe të ndaluara militante. Njëra raketë goditi xhaminë Subhan në qytetin Bahawalpur të Punjabit, duke vrarë 13 njerëz, përfshirë një fëmijë, sipas mjekut Zohaib Ahmed nga një spital i afërt.

Xhamia ndodhet pranë një medreseje që dikur ishte zyra qendrore e Jaish-e-Mohammed, një grup militant i ndaluar në vitin 2002. Zyrtarët thonë se grupi nuk ka pasur prani operacionale në atë vend që nga ndalimi.

Një raketë tjetër goditi një xhami në Muridke, duke dëmtuar strukturën e saj. Një ndërtesë e madhe aty pranë kishte shërbyer si selia e Lashkar-e-Taiba deri në vitin 2013, kur Pakistani e ndaloi grupin dhe arrestoi themeluesin e tij.

Sulmin e muajit të kaluar ndaj turistëve e mori përsipër një grup i panjohur më parë që e quan veten “Qëndresa e Kashmirit”./REL



Ju sugjerojmë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër
Kronikë

Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër

8 Shtator, 2025 11:31 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër
Kronikë

Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër

8 Shtator, 2025 11:24 am
Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori

8 Shtator, 2025 11:23 am
Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës
Bota

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

8 Shtator, 2025 11:02 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
Para
Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët

Mirditë/ Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari, detajet e para

Gjermani: Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil?

Gjermani: Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil?
















TE FUNDIT

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
8 Shtator, 2025

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit...

Lexo më shumë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e...

Lexo më shumë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë
8 Shtator, 2025

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet....

Lexo më shumë

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
8 Shtator, 2025

Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com