Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të organizohet opozita, Duka: Karriget mund të pamundësojnë debatin parlament, por nuk e kemi simpatinë e shqiptarëve

2024/01/04 at 9:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të organizohet opozita, Duka: Karriget mund të pamundësojnë debatin parlament, por nuk e kemi simpatinë e shqiptarëve

Kryetari Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kërkon një organizim të ri të opozitës për të vijuar betejën me qeverinë “Rama”.

Në një deklaratë për media, Duka thotë se korrupsioni është përhapur në çdo institucion dhe se e vetmja mënyrë për ta ndaluar është bashkimi i opozitës.

Po ashtu, Duka thekson se opozita nuk e ka simpatinë e qytetarëve duke vendosur karriget e deputetëve para foltores së parlamentit.

Deklarata

Përtej një dekori të bukur që përpiqet të vizatojë qeveria, situata në vend është kritike. Nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për krizë ekonomike, çmime të larta dhe varfërim edhe më tej të shtresës së varfër dhe të mesme.

Eshtë kriza e besimit tek politika. Mungesa e shpresës se gjërat këtu mund të ndryshojnë për mirë. Dhe kjo ndikon në krijimin e një pesimizmi edhe më të madh tek të rinjtë, që zgjedhin indiferencën ndaj politikës, apo zgjedhin të braktisin vendin dhe familjen e tyre.

Një paralament jo funksional, korrupsion i përhapur në çdo degë të qeverisjes, një pushtet absolut në duart e një individi, pamundësi për të bërë zgjedhje të drejta, një sistem elektoral i deformuar, një mazhorancë që fuqizohet ekonomikisht në kurriz të pasurisë publike, një opozitë që dobësohet çdo vit dhe, një ekonomi që përqëndrohet gjithnjë e më shumë në një duart e një grushti njerëzish pranë qeverisë… Kjo është fotografia reale me të cilën ne hyjmë në vitin 2024, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

E gjithë kjo nuk është rrufe në qiell të hapur. Udhëkryqi i madh politik që stimulon edhe anomalitë e tjera, u prodhua nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Nëse kërkojmë që diçka realisht të ndryshojë, që parlamenti t’i kthehet normalitetit, që politika të ketë autoritet, të frymëzojë qytetarët dhe të punojë në dobi të interesit publik, duhet që me seriozitetin më të madh, të anagazhohemi për të çuar në fund Reformën Zgjedhore. Duhet të merremi me shkaqet e krizës e jo me pasojat. Një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që të përfaqësojë zërin dhe interesat e qytetarëve, të kërkojmë dhe mirëpresim këshillimin e partnerëve ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje që prodhon mirëkuptim mes të gjitha palëve. Ky duhet të jetë angazhimi ynë parësor për vitin 2024, në mënyrë që në 2025 shqiptarët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin të më të mirën për veten dhe vendin e tyre.

Ndaj, propozimet e hershme të Partisë Agrare Ambientaliste, faktorëve të ndryshëm opozitarë, si dhe shoqërisë civile, për lista realisht të hapura, mundësimin e votës së diasporës dhe përmirësimi i menaxhimit të procesit zgjedhor, duhet të adresohen pa humbur kohë.

Partia Agrare Ambientaliste mendon se brenda opozitës duhet të kthehet dialogu. Akuzat, sulmet dhe sherret, janë të mira për të bërë lajme, por nuk e bëjnë politikën më të mirë.

Edhe pse buxheti mund të kalojë në 5 minuta, kjo nuk do të thotë se nga ky akt arrogance fitojnë qytetarët.

Edhe pse karriget mund të pamundësojnë debatin, kjo nuk do të thtoë se kemi simpatinë e shqiptarëve.

Duhet të ndryshojmë. Për të ndryshuar duhet të lëmë mënjanë interesat personale, e të kërkojmë të gjithë rrugë të reja për t’u kthyer në një normalitet të domsdoshëm.

Propozimi i disa partive për një Federatë të Opozitës, është në tryezë. Kjo është një mundësi, por jo e vetmja. Ne duhet të organizohemi për të qenë një zë i përbashkët përballë mazhorancës, e cila gjen tek mosmarrëveshjet tona forcën dhe arrogancën e saj.

Ne si PAA jemi gati të bëjmë këtë hap!

Opozita nuk janë vetëm anëtarët e PD-së, të PR-së, PAA-së apo partive të tjera opozitare. Opozita është më e madhe. Opozitë janë të gjithë ata qytetarë që ndëshkohen nga politikat fiskale të qeverisë, nga rritja brutale e taksave dhe nga korrupsioni i shfrenuar.

Por, nëse dikush mendon se ata njerëz që janë kundër qeverisë, janë automatikisht mbështetës të opozitës, gabojnë.

Ata duhet të shikojnë jo thjeshtë parti që kritikojnë, akuzojnë e shajnë, por një alternativë qeverisëse, serioze dhe të besueshme. Nje qeveri e kurruptuar nuk bie duke e sulmuar, por duke luftuar për të krijuar rregulla të drejta loje e duke krijuar besim tek qytetarët.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
“Aktiviteti i tij politik është i pacenuar”, Avokati i Berishës: Nuk ka policë tek dera e banesës së ish-kryeministrit

"Aktiviteti i tij politik është i pacenuar", Avokati i Berishës: Nuk ka policë tek dera e banesës së ish-kryeministrit

SHBA:  Rusia përdori raketa balistike verikoreane në Ukrainë

SHBA: Rusia përdori raketa balistike verikoreane në Ukrainë

Chelsea “sakrifikon” Armando Brojën dhe 60 milionë euro për Antonio Silva

Chelsea "sakrifikon" Armando Brojën dhe 60 milionë euro për Antonio Silva

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com