Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të njihen dokumentet biometrikë të vendit ku jetojnë emigrantët”, Berisha: Përndryshe nis demonstratat më të fuqishme 

2025/01/24 at 12:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të njihen dokumentet biometrikë të vendit ku jetojnë emigrantët”, Berisha: Përndryshe nis demonstratat më të fuqishme 

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama, për të cilin thotë se po përdor metoda të dënueshme anti-kushtetuese për të kontrolluar votën e diasporës. 


Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, kreu i PD-së shprehet se kanë përgatitur një amandament me të cilin kërkojnë që shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë për votime. 

Sipas Berishës, Kryeministri Rama kërkon të dënojë 2/3 e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit për të cilët thotë se ka frikë prej tyre. Nëse kërkesa e tyre nuk pranohet, Kryedemokrati Berisha paralajmëron nisjen e një lëvizje të re të fuqishme të mosbindjes civile. 

“Sot jam këtu për një problem themelor të këtij procesi zgjedhor. Për herë të parë në 34 vite, emigracionit dhe diasporës shqiptare, me ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, iu dha mundësia të votojë, të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese. Natyrisht ushtrimi i kësaj të drejte nga të gjitha vendet e botës ku ndodhen shqiptarët, nuk mund të ishte një proces i përsosur, por sot në epokën dixhitale, ky është një proces plotësisht i mundshëm. Arritëm të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi nga njëra palë. Procesi i regjistrimit dhe votimit të diasporës. Në këtë proces, qytetarët tanë jashtë vendit hasin vështirësi reale. Vështirësi, të cilat diktohen nga kërkesat e vendosura sidomos për adresën, në mënyrë që të mos ketë abuzime. 

Vetë procesi i aplikimit kalon në disa etapa. Ne e vëzhgojmë atë në çdo aspekt. Tani, meqenëse Edi Rama dështoi të vendosë kontrollin e tij edhe mbi këtë proces online, ai po përdor metoda të tjera absolutisht të dënueshme, antikushtetuese, për ta kontrolluar procesin. Në funksion të këtij procesi, KQZ ka kërkuar që të lëvizen datat e paraqitjes së partive, koalicioneve, kandidatëve, dhe ne, ndonëse nuk kemi bindje se është një diçka e domosdoshme, por përsëri për t’i dhënë një hapësirë dhe mundësi për qëndrimin më të madh në këtë proces, kemi shprehur gatishmërinë tonë të angazhohemi në ndryshimet ligjore të nevojshme që kërkohen për këtë proces. 

KQZ ka propozuar gjithashtu një praktikë që është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e tjera, përveçse në Himarë, se e refuzoi se donte ta merrte me çdo kusht me Vangjel Tavon, një tradhtar edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, por edhe besnik i mafies së Edi Ramës. Pra, KQZ kërkoi të shtyhet afati i dokumenteve shqiptare dhe kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera. Ky është një akt periodik që del sa herë vijnë zgjedhjet dhe kjo është normale. 

Por tani, për arsye të mbrapshta, duke parë urrejtjen që ka shpërthyer ndaj Edi Ramës dhe PS në diasporë, Edi Rama kërkon të dënojë, sipas llogarive tona, të paktën dy të tretat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë të sistemuar në këto vende dhe disponojnë dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë. E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta. 

Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi. Ne mendojmë se ky është një akt i pashembullt, një diskrimin që nuk ka asnjë lloj baze. Ka vetëm një kriter themelor që duhet të respektojë çdo qytetar që duhet të ushtrojë të drejtën e votës, shtetësia shqiptare. 

Të gjitha të tjerat pastaj, duhet përgjigjur, por nuk duhet të jetë kurrë letërnjoftimi shqiptar, më epror se letërnjoftimi amerikan, kanadez, gjerman, belg, etj. Pra, duke paraqitur një pretendim të tillë, Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës për shkak të alergjisë që kanë shprehur këta qytetarë ndaj narkoregjimit të Edi Ramës. 

Përndryshe ne do të organizojmë demonstratat më të fuqishme. Do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile në botë. Nuk mund të pajtohem kurrë me një frikë që tregon regjimi nga votës së emigracionit. Thirrje diasporës të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narko-shtetin që kërkon të ju mohojë të drejtën e votës”,-tha Berisha. 



Ju sugjerojmë

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Kryesore

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

21 Nëntor, 2025 10:36 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

21 Nëntor, 2025 10:32 am
Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
Bota

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

21 Nëntor, 2025 10:31 am
Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

Dhunonte dhe kërcënonte me armë bashkëjetuesen në prezencë të fëmijës së mitur, arrestohet 65-vjeçari

Marrëveshja e Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, ministri Hasani: Moment historik! 

Marrëveshja e Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, ministri Hasani: Moment historik! 

Vrasja e Lulzim Vishës/ Gjendet një makinë e djegur në zonën e Zall Herrit, dyshohet se u përket autorëve të krimit 

Vrasja e Lulzim Vishës/ Gjendet një makinë e djegur në zonën e Zall Herrit, dyshohet se u përket autorëve të krimit 
















TE FUNDIT

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
21 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit...

Lexo më shumë

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
21 Nëntor, 2025

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres...

Lexo më shumë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
21 Nëntor, 2025

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. "Nuk ishte një akt...

Lexo më shumë

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
21 Nëntor, 2025

Në Tiranë zhvillohet këtë të premte më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com