Aktualitet

Të shtëna me armë në kryeqytet, shoqërohet pronari i një lokali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 17/09/18 |
b.f

Një konflikt mes dy personave të hënën në darkë në kryeqytet ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shefqet Musaraj’, rreth orës 21:10.

Policia tha se shtetasi  L. L., rreth 35 vjeç (pronari i  lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në komisariat është shoqëruar pronari i lokalit për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërsa, po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt./Opinion.al

 

 

Pas