-U tha në Opinion

“Të ndërtoj teatrin”, Kalaja zbulon arsyen pse është pjesë e garës së primareve në PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 01/12/22 |
Opi Nion

Kandidatja në primaret e PD, Ardiana Kalaja ka treguar në emisionin Opinion arsyen pse është futur në garë për të dalë kandidate për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Tiranës.

Kalaja tha se një nga arsyet është që Bashkia  të futet në shinat e ligjit si dhe të ndërtojë Teatrin Kombëtar.

“Është nevojë ulëritëse që Bashkia e Tiranës të kthehet në shinat e zbatimit të ligjit. Bashkia e Tiranës të zbatojë dispozitat ligjore. Kemi raste pafund që janë kryer vepra të ndryshme penale, janë kallëzuar dhe në SPAK. Drejtësia sot është e kapur, kjo është arsyeja pse unë kandidova. Bashkia e Tiranës duhet të kthehet në shinat e ligjit dhe për të zbatuar kauzën e jetës sime: Rikthimi i teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte”,-Kalaja./ Opinion.al

Pas