Një sasi e konsiderueshme eurosh të padeklaruara janë gjetur në tragetin e Barit dhe janë sekuestruar.
Strukturat Doganore bënë të mundur gjetjen e valutës në një automjet që kishte mbërritur në portin e Durrësit me tragetin e Barit.
Paraprakisht bëhet me dije se paratë kanë qenë të shpërndara në 5 qese dhe vlera e tyre arrin në më shumë se 2 milionë euro.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar drejtuesi i kamionit, një qytetar nga Tirana, ndërsa janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona. Muajt e fundit shoferi i kamionit ka bërë shumë lëvizje nga Italia dhe Shqipëria, çka shton dyshimet për aktivitetin e tij.
Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hetime të mëtejshme./Opinion.al