Farat e kungullit zënë një vend të rëndësishëm në listën e ushqimeve që bëjnë mirë për shëndetin tuaj. Ja arsyet:
Të mbrojnë kundër kancerit. Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se gratë gjatë menopauzës duhet të konsumojnë sa më shumë fara kungulli, që të mos preken nga kanceri i gjirit.
Ulja e simptomave të menopauzës. Përveçse ju mbrojnë nga kanceri, ato reduktojnë edhe dhimbjet që mund të keni gjatë kësaj periudhe si, dhimbje koke, temperaturë, etj.
Ulin kolesterolin, në rast se vuani nga kolesteroli i lartë, farat e kungullit ju vijnë menjëherë në ndihmë.