Mëngjesin e të shtunës kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh sensibilizues për qytetin e Durrësit.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar në një video me aktorë dhe aktivistë që apelojnë për ta mbajtur pastër qytetin bregdetar.
Postimi i Ramës
“Mirëmëngjes dhe me urimin që kushdo që mendon si këta bashkëqytetar të famshëm e të dashur për shumëkënd, do të kujdeset më shumë për ta mbajtur pastër shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një fundjavë të qetë?”, shkruan Rama krahas videos./ Opinion.al