Të martën e ardhshme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.
Sipas tvkla, takimi do të zhvillohet në datën 6 Shkurt orën 12:30.
Fokus në këtë mbledhje do të jetë seanca dëgjimore me disa nga organizatat e shoqërisë civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.
Kujtojmë se javën e kaluar në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore u miratua kalendari i punës.
Mbledhja u zhvillua online pasi deputetët e PD-së në grupimin Berisha-Bardhi bllokuan zhvillimin fizik të saj.