Aktualitet

“Të marrsha nëna të ligat”, e moshuara- Bashës: Na rropën gjakun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 22/02/21 |
Semiljana Azizi

Në takimet rutinë që është duke zhvilluar kryedemokrati në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, të pranishëm janë dhe qytetarët të cilët shpesh zgjedhin të tregojnë problemet e tyre.

Në rrugët e kryeqytetit ditën e sotme Basha ka takuar një zonjë të moshur, e cila është shprehur e pakënaqur nga qeverisja aktuale.

Në një bashkëbisedim të shkurtët me Lulzim Bashën gruaja tregon se i ka vdekur bashkëshorti në internim dhe se ka vetëm një vajzë të cilën e ka rritur me sakrificë.

Bashkëbisedimi i i Lulzim Bashës me zonjën në një nga rrugët e Tiranës:

Lulzim Basha: Si je?
Zonja: Të past plaka ty! Kur do mbaron hallet e shqiptarëve bir?
Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë.
Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.
Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë.
Zonja: O shpirt i nënës.
Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria.
Zonja: Të marsha nëna të ligat!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Zonja: Më ka vdekur burri në internim, bir. E kam rritur me gjak gocën.
Lulzim Basha: E di!
Zonja: Jetoj vetëm.
Lulzim Basha: e di, ditë të bardh s’keni parë.
Goca: Një njeri, me një pension është.
Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira.
Zonja: Ah shpirt i nënës.
Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë.
Goca: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.
Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe.
Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel.
Goca: Turp e faqja e zezë.
Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.
Zonja: Për hallexhinjtë jo.
Goca: Sa herë del, Basha kështu Basha ashtu. Nuk sheh ato që nuk bën një gjë për 8 vite.
Lulzim Basha: 23 vite në pushtet, 8 vite kryeministër, edhe dy muajt e fundit u kujtua.
Goca: Tani do bëj rrugë, do bëj punë, do bëj…
Lulzim Basha: Më 25 prill të gjithë bashkë.
Zonja: Mos e diskuto! Qofsh mirë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Goca: Mbarë ishallah!
Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra!

 

Pas