Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të marrim në dorë fatet tona”,Meta:Të bashkohemi për të ardhme më të mirë

2020/12/31 at 7:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të marrim në dorë fatet tona”,Meta:Të bashkohemi për të ardhme më të mirë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët nëpërmjet një videomesazhi, në prag të ndërrimit të viteve.

Presidenti ka listuar të gjitha vështirësitë, ndërsa u ka shprehur mirënjohje të madhe mjekëve, të cilët ishin edhe heronjtë e vitit që po lëmë pas.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Të dashur bashkëkombës,
Viti që lamë pas, na përballi me një nga sfidat më të vështira për mbarë botën.
Pandemia COVID-19 tronditi jetët tona në shumë aspekte.
Shumë prej nesh humbën më të dashurit, pa mundur edhe t’u japin lamtumirën e fundit; të tjerë ia dolën me sakrifica të jashtëzakonshme.

Mirënjohje të pakufishme për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata, që gjenden edhe sot, në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie.
Në veçanti, ky është çasti për të bërë një homazh për mantelbardhët tanë të paharruar, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës.

Përkushtimi, humanizmi dhe kujtimi i tyre le të na frymëzojë për më shumë solidaritet, bashkëpunim, përulësi, dhembshuri dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Le të bashkohemi dhe të punojmë më shumë, duke u ardhur në ndihmë veçanërisht njerëzve që kanë më shumë nevojë.

Të përpiqemi me të gjitha forcat të ringremë ekonominë kombëtare, t’u krijojmë të rinjve mundësi të reja dhe punë, për të rimarrë në dorë fatet tona me dinjitetin e liritë e merituara, për të rikthyer shpresën dhe besimin.

Vitaliteti i jashtëzakonshëm dhe dashuria për familjen dhe Atdheun e kanë mbajtur gjallë kombin tonë dhe do t’i japin Shqipërisë sonë të dashur edhe të ardhmen e ndritur europiane që meriton.
Të dashur shqiptarë kudo që ndodheni,
Ju uroj nga zemra, një Vit të Ri të shëndetshëm, të lumtur dhe të begatë.

Etiketa: presidenti metaurim

Ju sugjerojmë

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit
Aktualitet

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

16 Korrik, 2025 12:30 pm
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Bota

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

16 Korrik, 2025 12:23 pm
U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..
Aktualitet

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

16 Korrik, 2025 12:05 pm
Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

16 Korrik, 2025 11:59 am
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

16 Korrik, 2025 11:42 am
Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën
Aktualitet

Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën

16 Korrik, 2025 11:42 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 20 vatra, 3 ende aktive

16 Korrik, 2025 11:28 am
FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri
Bota

FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri

16 Korrik, 2025 11:23 am
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Aktualitet

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet

16 Korrik, 2025 11:15 am
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit
Aktualitet

Caktohet gjyqtarja që do marrë në “dorë” dosjen e ish-deputetit Çyrbja

16 Korrik, 2025 11:05 am
Para
Bota ndahet nga një vit i vështirë, pret vitin e ri me shpresë

Bota ndahet nga një vit i vështirë, pret vitin e ri me shpresë

Ambasada e SHBA publikon videon: Çfarë është BKH?

Viti i Ri 2021/ Ambasada e SHBA: Të forcojmë më tej miqësinë

FOTO/ Si uronin shqiptarët për festa, kartolinat e dikurshme

FOTO/ Si uronin shqiptarët për festa, kartolinat e dikurshme

TE FUNDIT

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit
16 Korrik, 2025

Ka përfunduar kontrolli blic në të gjitha burgjet këtë të mërkurë, më 16 korrik. Pas kontrolleve blic, Altin Ago është...

Lexo më shumë

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
16 Korrik, 2025

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga...

Lexo më shumë

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..
16 Korrik, 2025

Policia e Dibrës ka dhënë një sërë detajesh për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të...

Lexo më shumë

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
16 Korrik, 2025

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish. Shkak për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com