InstaBIZ

Të lidhur nga Dua Lipa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 24/08/22 |
Opi Nion

Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës do të shndërrohen në datat 26, 27 dhe 28 gusht në Kodrat me Diell, ku do të zhvillohet festivali më prestigjioz në Ballkan, organizuar nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa. Në skenën e “Sunny Hill festival” do të ngjiten disa nga emrat më të famshëm të muzikës botërore, reperi i njohur italian, Fedez, reperi amerikan Action Bronson, i cili është me origjinë shqiptare, Robbert van de Corput, Stormz, etj. por edhe  këngëtarët e njohur shqiptarë Dren Abazi, Elgit Doda, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Lyrical Son, etj.

E sigurisht, aty ku ka festë e muzikë nuk mungon Vodafone, i cili është zyrtarisht edhe gold sponsor i këtij eventi madhështor. Sepse përvoja të tilla unike kanë nevojë për një rrjet të shpejtë e cilësor për t’u përjetësuar në kujtime digjitale, si postime në Instagram, reels, live, etj., por edhe për t’u ndarë me miqtë që nuk kanë mundur të jenë aty fizikisht. Ka një fill të artë që lidh Vodafone Albania me abonentët e vet: dashuria për festat, muzikën, argëtimin, energjinë. Dashuria për jetën. #TëLidhurNgaMuzika; #TëLidhurNgaDuaLipa.

Vodafone ka dhënë kontributin e vet për të sjellë në Shqipëri një event të përmasave botërore, por jo vetëm kaq. Nuk mungojnë as kësaj here dhuratat për komunitetin e Vodafone. Kështu, me anë të aplikacioneve My Vodafone dhe JUTH, klientët e Vodafone përftojnë 30% skonto në regular tickets.

A do që të bëhesh pjesë e këtij festivali unik, që organizohet për herë të parë në Tiranë? A do që të prodhosh kujtime që zgjasin një jetë? A do bileta me 30% skonto, ose edhe falas fare? Për më shumë, futu në aplikacionet “My Vodafone” dhe “JUTH” nëse përgjigjja është “po” për të gjitha!

Pas