Kryesore

“Të lënë mënjanë interesat”, Konferenca e Pezës bashkon Metën dhe qeverinë


               Publikuar në : 11:09 - 16/09/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta dhe përfaqësues të qeverisë ishin sot të pranishëm në në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Gjatë fjalës së tij, Meta ja dhënë dhe një mesazh po politikën dhe situatën aktual në Shqipëti.  Ai është shprehur se të gjithë duhet të bashkëpunojmë që të vijojmë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Meta u ka deklaruar se palët politike duhet të lënë mënjanë interesat afatshkurtra dhe të punojnë për zhvillimin e vendit.

“Përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë sepse Pezë do të thotë bashkim, qëndresë dhe besa besë me parrullën historike që lindi këtu dhe që është një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen pa dallim feje, krahine e ideje. për interesin kombëtar. Peza bëri sakrifica si asnjë krahinë tjetër dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira se Peza u dogj e u përvëlua dhe u martirizua si asnjë krahinë tjetër por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës së patriotit Myslym Peza që ngriti këtë konferencë historike se hodhi themelet e luftës, është historike se ishte edhe konferenca e parë pluraliste që dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit. Jemi në prag të 75 vjertorit të çlirimit të atdheut, që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë jo vetëm në respekt të historisë por edhe ruajtjes së vlerave e trashëgimisë, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë që gjithçka ka arritur Shqipëria është se e ka përmes sakrificave më sublime që kanë bërë paraardhësit tanë. Sot objektivi ynë është integrimi ndaj është koha për të mos e vonuar më për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë por të forcojmë bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra që e ardhmja evropiane të jetë sa më e afërt”,-tha Meta./Opinion.al E.Xh.

Pas