Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

2018/05/04 at 8:06 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Ndodh ndonjëherë që pyetje të cilat duken krejtësisht filozofike dhe abstrakte të përzihen me çështjet e realitetit konkret, atij realiteti që ka të bëjë me jetën dhe fatin e njerëzve.


Një rast i tillë është pyetja nëse të krishterët e myslimanët besojnë në të njëjtin Zot. Kjo pyetje ka munduar në mënyrë konkrete gjykatës, politikanë dhe njerëz të zakonshëm në Malajzi, një vend ku islami është besimi më i ndjekur, por që ka dhe shumë minoritete me besime të tjera, mes tyre edhe të krishterë.

Në vitin 2007, një gjykatë në Malajzi vendosi që jo-myslimanët nuk duhet të përdorin fjalën “Allah” kur ushtrojnë fenë e tyre. Mirëpo në malajzisht e madje edhe në gjuhën “bahasa”, që përdoret në Malajzi, fjala “Allah” do të thotë “Zot”, dhe është i vetmi emërtim që kanë për t’iu drejtuar fjalës “Zot” në fè të ndryshme.

Për këtë arsye, autoritetet në Malajzi vendosën që nëse fetë e tjera jo-myslimane i drejtoheshin Zotit me fjalën “Allah” edhe gjatë predikimeve të tyre jo-myslimane, besimtarët myslimanë mund të ngatërroheshin dhe të tundoheshin nga fetë e tjera, të cilat do të dukeshin se po i drejtoheshin një perëndie që vetëm myslimanët e kuptonin. Pas shumë betejave ligjore, vendimi që mbizotëroi ishte ky: materialet e shtypit të të krishterëve e kanë të ndaluar që fjalës “Zot” t’i drejtohen me fjalën “Allah”.

Në vitin 1965, Kisha Katolike iu drejtua të njëjtës pyetje, por me një tjetër frymë, nëpërmjet librit mësimor “Nostra Aetate”. Një paragraf i rëndësishëm në këtë libër thotë:

“Kisha i sheh myslimanët me vlerësim pozitiv. Ata admirojnë Zotin e vetëm, perëndinë që rron e qëndron te Ai, mëshirëploti dhe i gjithëfuqishmi, Krijuesi i parajsës dhe tokës, i cili u ka folur njerëzve; ata durojnë dhimbjet në mënyrë që t’i nënshtrohen me gjithë zemër vendimeve edhe më enigmatike të marra nga Ai, njësoj siç i nënshtrohej Zotit Abrahami, me të cilin feja Islame ka kënaqësinë ta lidhë veten.”

Por kur ide të ngjashme u përmendën nga As. Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, reagimi ishte aq i ashpër sa ajo u pezullua nga mësimdhënia, e madje nisën procedurat për ta përjashtuar. Gjithçka nisi me një postim në Facebook, ku ajo thoshte se në shenjë miqësie me myslimanët e stigmatizuar të Amerikës, ajo do të mbante shami deri për Krishtlindje. Dhe shtoi: “U ofroj solidaritetin tim myslimanëve, sepse, ashtu si unë, që jam e krishterë, edhe ata janë njerëz të librit. Siç ka thënë dhe Papa Françesk, ne adhurojmë të njëjtin Zot.”

Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, u pezullua dhe nisën procedurat për ta pushuar pasi tha që të krishterët e myslimanët adhuronin të njëjtin Zot”

Kur autoritetet e kolegjit e kundërshtuan këtë pohim, ajo u përgjigj me një deklaratë që dukej më teologjike se ato që ofrohen nga zyrtarët fetarë, qofshin liberalë apo ndjekës të rreptë: “Unë besoj te një perëndi sovran, që ekziston përjetësisht në tre persona: Atin e përjetshëm, birin e tij të vetëm, Jezu Krishtin, dhe në Shpirtin e Shenjtë, Ai që jep jetë…”

Për sa i përket ngjashmërisë midis dy monoteizmave, ajo kishte diçka më enigmatike për të thënë. Pasi citoi disa burime katolike e protestante, përfshi edhe “Nostra Aetate”, ajo shtoi:

“Ashtu si ata, edhe unë e pranoj se pohimi ‘ne besojmë në të njëjtin Zot’ është si t’i përgjigjesh njëkohësisht edhe me ‘po’, edhe me ‘jo’, pyetjes nëse të krishterët dhe myslimanët, (edhe hebrenjtë), i drejtohen të njëjtës figure adhurimi.”

Edhe “po”, edhe “jo” si përgjigje?! Këtu mund të ndihmojë  pak filozofia. Në vitin 1905, filozofi i madh britanik, Bertrand Russell, shkaktoi nisjen e një shekulli debatesh nëpërmjet një eseje të famshme, që tregonte se si një fjali tepër e thjeshtë në dukje, pohonte njëherazi informacione të ndryshme. Specifikisht, fjalia “mbreti i Francës është qeros”, pohon 1) që Franca ka mbret, dhe ai mbret është vetëm një, dhe 2) ky sovran e ka kokën pa flokë.

Ato pak fjalë kanë vetëm dy pohime, ndërsa fjalia “Të krishterët dhe myslimanët besojnë në të njëjtin Zot” është shumë herë më e ndërlikuar, e mbuluar nga shumë shtresa kuptimesh, e madje pohon gjëra që mund të thuhen njësoj, por që kanë kuptime të ndryshme në gojën e dikujt tjetër. Për shembull, nëse je ateist dhe mendon se “çdo perëndi është sajesë njerëzore”, për ata vlen shprehja që perëndia e çdo besimi është ndryshe nga të tjerët. Nëse je monoteist, i bindur që ka vetëm një perëndi, për ata nuk ka kuptim të diskutohet fare “a besojnë të njëjtin perëndi”. Për ata, Zoti është një, edhe sikur njerëz të ndryshëm të kenë ide të ndryshme për ekzistencën e Tij. Nëse je politeist, është mëse e logjikshme të diskutosh nëse dy grupe të ndryshme njerëzish i falen apo jo të njëjtit Zot. Por në këtë pikëpamjen e fundit, i bie që të dy palët monoteiste, të krishterët dhe myslimanët, duhet ta kenë gabim.

Ndryshimi në debatin filozofik për kokën pa flokë të mbretit është se të gjithë bien dakord për faktin e rëndësishëm të fjalisë: në Francë nuk ka mbret. Kështu që edhe fjalia për flokët e tij është e pavërtetë. Por nuk ka konsensus mbi faktin e pyetjes myslimane-të krishterë “A ekziston më shumë se një Zot?” Dhe pa pasur konsensus mbi këtë fakt, është e pamundur që të diskutohet pyetja, e jo më të merren masa për të pezulluar dikë nga universiteti.

Erasmus, The Economist

Top Channel

 

Etiketa: adhurojne te njejtin zotmyslimanette krishteret


Ju sugjerojmë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare
-Kulturë

Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

5 Gusht, 2025 10:32 am
Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller
-Kulturë

Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller

2 Gusht, 2025 10:13 am
The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova
-Kulturë

The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova

30 Korrik, 2025 10:00 am
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Para
Gjendet sozia e Soni Malaj dhe kanë një ngjashmëri të frikshme

Gjendet sozia e Soni Malaj dhe kanë një ngjashmëri të frikshme

Pas letrës shokuese të vëllait, Meghan Markle bën veprimin e papritur

Pas letrës shokuese të vëllait, Meghan Markle bën veprimin e papritur

“Tahiri”, DW: Rasti i parë që do të gjykohet nga drejtësia e re

“Tahiri”, DW: Rasti i parë që do të gjykohet nga drejtësia e re
















TE FUNDIT

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
8 Shtator, 2025

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike....

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
8 Shtator, 2025

Ka shkuar në dy numri personave që kanë humbur jetën në një atentat të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër....

Lexo më shumë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
8 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me...

Lexo më shumë

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
8 Shtator, 2025

Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com