Aktualitet

Të karantinuarit në Pogradec, ankohen për kushtet e hotelit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 27/04/20 |
Opi Nion

Para pak ditësh qeveria vendosi që të gjithë qytetarë shqiptarë që kthehen nga shtete të tjera duhet të karantinoren në hotele me shpenzimet e tyre.

Ndërkohë, rreth 70 emigrantë shqiptarë të karantinuar në një hotel në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme për kushtet e hotelit, por edhe për pamundësinë për të paguar çmimet e akomodimit dhe ushqimit.

Ata shprehen se dhomat nuk kanë ujë as për t’u larë dhe as për të pirë. Një pjesë e tyre kanë zbritur në oborrin e hotelit, ku kanë deklaruar se nuk kanë të paguajnë për akomodimin në këtë hotel.

Emigrantët e karantinuar janë punëtorë sezonalë të ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut./ Opinion.al

Pas