Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të kam thënë 30 herë!”/ Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

2025/02/07 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Të kam thënë 30 herë!”/ Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për problemin e sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ky i fundit u shtrua në spital me Parkinson dhe mjeku i tha të jepte dorëheqjen nga puna që të përfitonte nga raportet dhe i sëmuri kështu bëri. Por, kaluan disa muaj dhe nuk u bë raporti.


 “Unë jam drejtuar tek emisioni juaj për problemin e burrit. Është shtuar në spital më 20 Qershor më dhanë raport atje 2 muaj në spital. Ishte i shtruar për Parkinson, më tha që ky nuk është më i aftë për punë. Kur u shtrua në spital në punë ishte, roje. Edhe doktori i familjes tha që të merrnim raporte sepse nuk është më i aftë për punë. Shkova për punën e raportit se ku ta gjeja dhe më thanë online. Nuk ka më letra dore. Prita një muaj, dy muaj, në muajin e pestë burri takon përgjegjësin dhe i thotë për punën e raportit. Ky thotë që nuk të kam çuar asnjë raport. Nuk t’i kam çuar. Ty të janë djegur raportet thotë. Nuk kam lënë vend pa shkuar, kam 6 muaj që bredh rrugëve. Burri nuk ka shkuar më në punë, dha dorëheqjen. Që ditën që u shtrua në spital i hoqën siguracionet pasi ata i thanë që do të çojmë direkt në raport. Vetëm juve ju besoj. Asgjë tjetër nuk kërkoj. Dua vetëm që të dalë kjo e drejtë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Besnikja tregon se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë ku punonte burri, por i thanë se raportet janë djegur pasi ai ka dhënë dorëheqjen.

Biseda me ekonomistin e subjektit.

Qytetarja: Ato raportet e shpëtimit si u bënë?

Ekonomisti i subjektit: Po ca po më pyet mua? Të kam sqaruar 30 herë më duket. Nuk di, ku të shkosh. Shko te mjeku, që të ka nxjerrë nga skema e sigurimeve dhe nuk riparohet më.

Qytetarja: Si do e zgjidhim këtë muhabet pa mirë?

Ekonomisti i subjektit: Me hy në punë prapë, me marr raport prapë.

Qytetarja: Ju raportet i keni çuar tek sigurimet?

Ekonomisti i subjektit: Si shkojnë te sigurimet për një njeri, që nuk është i sigurum? Pastaj unë as kam bërë raporte e as kurrgjë.

Biseda me përgjegjësin e firmës.

Përgjegjësi i subjektit: Ca të thonë ato, se unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Zefi bashkë me atë të financës. Ata e kanë në dorë sistemin. Ata thonë nuk duhet heq, ti thua duhet të hiqet. S’e di tani. As unë s’mund të jap zgjidhje. Në moment thotë, që hiqet nga sigurimet, nuk është më stafi jonë edhe duhet t’i ndjekë vetë. O zonjë, mos ia fut kot, “vonesa është e imja”, se ti nuk më ke sjellë raportin e parë. Unë nuk mund të çoj të muajit të tretë.

Qytetarja: Raportet i ke “online” pra.

Përgjegjësi i subjektit: Po nuk janë pra, në sistem, ta kam thënë edhe një herë. 

Qytetarja: Po mirë ku i kam nxjerrë ato letrat unë online?

Përgjegjësi i subjektit: Ti e nxjerr online, se ti e ke marrë me emrin tat, mu po më thonë nuk kanë ardh.

Në fakt zonja dhe bashkëshorti i saj janë keqinformuar nga mjeku i familjes, i cili ka thënë se për të përfituar raportet zoti Shpëtim duhet të jepte dorëheqjen.

Qytetarja: Si ia kalove doktor?

Mjeku: Mirë! Si je?

Qytetarja: Thjesht erdha me të pyt për këtë punën e raporteve. Ky duhej hequr nga siguracionet?

Mjeku: Po unë s’marr vesh. Unë di vetëm kaq, kur bën raport që e kanë bërë ata të komisionit edhe ti duhet ta marrësh te sigurimet! Kaq di unë!

Qytetarja: A duhej hequr nga siguracionet? Se më the herën e parë, që duhej hequr nga siguracionet, prandaj. Si ta kenë shtruar në spital.

Mjeku: Unë s’e di. Logjike është kjo që ty të kanë dhënë siguracion 6 muaj ata, 6 muaj ata duhet t’i paguajnë sigurimet shoqërore. Ai ka qenë me siguracione.

Qytetarja: Prandaj, në qoftë se ai merr raport nuk ka siguracione më.

“Stop” u drejtua në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe nga specialistja Erilda Shkurtaj u tha se subjekti nuk ka aplikuar për raportin e Shpëtim Dukës. Sipas specialistes edhe pasi qytetari hiqet nga puna, apo jep dorëheqjen, afati i aplikimit për raport është 30 ditë.

“Kur një përfitues pajisjet me një raport mjekësor nga spitali nëpërmjet e-Albania i shkon subjektit ashtu edhe përfituesit. Subjekti ka detyrimin të bëjë një aplikim në portalin e-Albania për sigurimet shoqërore për të hedhur përfitimin përfituesit. Nëse zotëria është brenda 30 ditëve nga sigurimi, nga shkëputja e sigurimit të detyrueshëm nga ana e subjektit, subjekti ka detyrimin për t’i dorëzuar këto raporte pranë Sigurimeve Shoqërore. Patjetër që ekziston dhe një zgjidhje. Raportet mund të paguhen deri në një vit nga marrja e raportit të punëdhënësit. Nëse subjekti nuk e bën një aplikim në portalin e-Albania mund të japim një zgjidhje tjetër. Përfituesi dërgon me postë me anë të shërbimit postar në sigurimet shoqërore një shkresë zyrtare ku pajiset me të gjitha raportet apo dhe me mbylljen e librezës së punës. Ne si institucion do i dërgojmë një shkresë zyrtare subjektit për këtë aplikimin online”, sqaroi specialistja.

Përfitimi nga raportet është deri në një vit, mjafton që të bëhet aplikimi dhe problemi merr zgjidhje. “Stop” bisedoi me subjektin ku u tha se raportet nuk dilnin në sistem edhe pse vetë qytetarit i dilnin.

Punonjësja: Me aq sa po shoh nga dokumentacioni, që kam përballë është paraqitur në Qershor nga data 19 Qershor, një kërkesë nga ana e tij.

Gazetarja: Po!

Punonjësja: Një shkëputje nga sigurimet shoqërore për arsye shëndetësore. Po më thonë, që nuk rezultonte në sistemin. Absolutisht nuk ishte i atashuar asnjë lloj raporti për zotin Shpëtim Duka.

Gazetarja: Nejse! Raportet janë në sistem, kështu që për sa kohë i dilnin qytetarit, duhet t’i dilnin dhe subjektit. Megjithatë e rëndësishme është, që të zgjidhet.

Pasi shoqëria mori dijeni, se qytetari është drejtuar në “Stop”, u premtua se do të bëhet aplikimi dhe do të marrë zgjidhje problemi i tij i raportit shëndetësor.

Punonjësja: Me sigurimet shoqërore jemi në një tentativë për një zgjidhje, qoftë dhënien e një rideklarimi për zotin Shpëtim Duka, që ai të paguhet për këtë pjesë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Para
Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Po a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Po a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

Vuçiç: Furnizimi i Kosovës me dronë do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi

Aleksandar Vuçiç njofton së do të miratojë një deklaratë të rëndësishme për Vojvodinën
















TE FUNDIT

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
7 Shkurt, 2026

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në...

Lexo më shumë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com