Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të kam parë me zyshën te moteli, dua 200 mijë lekë”. Ja si shantazhoi adoleshenti drejtorin e shkollës

2016/08/20 at 12:10 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të kam parë me zyshën te moteli, dua 200 mijë lekë”. Ja si shantazhoi adoleshenti drejtorin e shkollës

Një nxënës 16­vjeçar i vendos gjobë drejtorit të shkollës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur policia përmes një komunikate të saj njoftoi arrestimin e të miturit.

“Më datë 17 gusht 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh., vjeç 16, banues në fshatin Sharrë”, lajmëroi dje Policia. Sipas saj, i riu është arrestuar pasi te shkolla 9­ vjeçare “Shyqyri Peza” u kap në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve në formën e kërcënimit (gjobëvënës) shtetasit Resmi M., vjeç 55, banues në Vaqar, drejtor i kësaj shkolle 9­ vjeçare.

Policia ka bërë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularët që mbaheshin me vete nga 16­ vjeçari. Arrestimi i 16­vjeçarit është bërë mbi bazën e hetimit të nisur pas kallëzimit të drejtorit të shkollës Resmi M. Ai ka thënë në polici se nga disa persona në rrjetet sociale i kanë shkuar mesazhe me përmbajtje “Ti je zemra ime”.

Më pas i njëjti person i ka kërkuar 20.000 lekë të rinj dhe një stekë paketa cigareje në këmbim të mospublikimit të disa SMS­ve, që pretendohej se zotëroheshin nga kërcënuesi. Më pas drejtori i ka lënë një pako te roja i shkollës “Shyqyri Peza”. Pikërisht në këto çaste, kur i riu ka shkuar ta merrte pakon, ai ka rënë në prangat e policisë.

KONFLIKTI

Autori i gjobëvënës duket se ka pasur një konflikt më të hershëm me drejtorin e shkollës. Mësohet se ky i fundit prej katër vitesh ishte drejtor i shkollës 9­vjeçare “Shyqyri Peza” në Kombinat. Rreth një vit më parë, tre djem të shkollës i kishin dëmtuar makinën. Drejtori ka thënë se mes këtyre djemve ishte edhe shtetasi A.Xh., autori i gjobëvënës tashmë i arrestuar. Pas dëmtimit të makinës, drejtori i shkollës ka rënë dakord me prindërit e tre djemve të mos bënte denoncim në polici, në mënyrë që ata t’i paguanin dëmin e makinës. Kështu ka ndodhur dhe më pas, drejtori i shkollës apo vetë nxënësit, nuk kanë pasur më shqetësime.

MESAZHET KËRCËNUESE

Sipas Policisë, në datën 12 gusht 2016 drejtorit të shkollës dikush i ka shkruar në rrjetet sociale se “Të kam parë me zysh …. duke shkuar te moteli im dy ditë rresht dhe që të mos flas dua 200 mijë lekë”. Pikërisht pas këtij momenti mësohet se drejtori i shkollës ka bërë denoncim në polici dhe pasi ka kontaktuar me personin që po i shkruante mesazhe, ka bërë siç kërkonte ai duke dërguar një stekë me cigare te shkolla dhe ka vendosur t’i linte te shkolla “Shyqyri Peza”, ku 16­vjeçari u arrestua nga policia.

Duket se deri në këtë kohë, drejtori i shkollës nuk ka ditur asgjë në lidhje me personin që po i bënte kërcënime. Ndërsa vetë drejtori i shkollës ka qenë në polici duke dhënë shpjegime, forcat e rendit kanë dërguar në komisariat të riun e arrestuar. Pikërisht në këtë moment, mësohet se drejtori i shkollës Resmi M. ka arritur të njihte të riun, që kishte qenë nxënës në shkollën ku edhe ka ndodhur ngjarja./Panorama

Etiketa: adoleshentidrejtori i shkollesshantazh

Ju sugjerojmë

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
Para
Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Zbardhet formulari/ Prokurorët dhe Gjykatësit do të japin llogari edhe për krushqinë

Fotolajm/ Ermal Mamaqi ngre në ajër Tunën

Fotolajm/ Ermal Mamaqi ngre në ajër Tunën

E fundit/ Zhdukja e kushërinjve në rezervuar, shoku i tyre: U tremba pasi pashë rrobat në anë të gjolit

E fundit/ Zhdukja e kushërinjve në rezervuar, shoku i tyre: U tremba pasi pashë rrobat në anë të gjolit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
21 Nëntor, 2025

Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Nëntor, 2025

DASHI Sot është një ditë e gjallë: ndjeni nevojën për të marrë kontrollin e një situate që ka qenë e...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com