Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të kalosh në rrugën e tmerrit, udhëtimi me siluetën e gruas që të ulet në makinë

2017/06/19 at 12:40 PM
në -Jetë dhe Stil, Galeri, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të kalosh në rrugën e tmerrit, udhëtimi me siluetën e gruas që të ulet në makinë

Do të ishte mëse e kuptueshme nëse nuk do të udhëtonit në rrugën Wakehurst Parway të Sidneit, e njohur për ndodhitë e pashpjegueshme të mbinatyrshme.

Kjo rrugë me kthesa që shtrihet në rrethinat veriore të qytetit, gjatë natës është tërësisht e pa ndriçuar, duke e bërë të famshme për aksidentet e shumta fatale. Ajo shtrihet përgjatë Deep Creek Reserve, një vend i ku kanë ndodhur vrasje të tmerrshme, si ajo e Stephen Dempsey, i cili u qëllua për vdekje në 1994 -ën nga një vrasës, i cili më pas copëtoi trupin e tij dhe e ruajti në frigorifer.

Siç shkruan e përditshmja DailyMail, në këtë rrugë ka patur raportime për këmbësorë që kalonin rrugën në 3 të mëngjesit, pëshpërima njerëzish, makina që fiken papritur dhe dyer makinash që mbyllen vetë.

Por aspekti më i frikshëm i kësaj rruge është prezenca e përfolur nga shumë e një murgeshe dhe një gruaje me të bardha të quajtur “Kelly”, që shfaqet në ndenjësen e pasme të makinave.

Një grua, e cila merret me ngjarje të mbinatyrshme, pretendon se është përballur me Kelly-n në disa raste, teksa udhëtonte në Wakehurst Parkway natën dhe dyshon se ajo përndjek udhëtarët, pasi ka vuajtur një të shkuar tragjike. “Herën e parë që udhëtoja në këtë rrugë, ishte rreth 6 vite më parë. Ishte ora 2 e natës dhe kisha ndjesinë që dikush po më prekte në pjesën e qafës. Ishte si një dorë e ftohtë. Ajo është si një hije e bardhë e një vajze që qëndron në pjesën e pasme të makinës”, rrëfen Mary Loughland.

“Vendet më të përndjekura janë ato ku ka ndodhur një tragjedi. Ndjej se Kelly ose ndihet e humbur, ose ka një mesazh. Ajo nuk është një prezencë e ligë, por një shpirt që ka patur trauma“, shprehet ajo.

Samantha Fisher, 22 – vjeç duke folur për një gazetë australiane tha se nëna e saj i ishte shfaqur në makinë, teksa udhëtonte në këtë rrugë, në 1998 -ën.

Ndërsa Bianca Biasi, e cila po prodhon një dokumentar mbi këtë vend, tha se aktorët nisën të kishin sjellje të çuditshme pasi kishin vizituar vendin ku u gjet trupi i Stephen Dempsey -t.

Gjatë xhirimeve thuhet se shumë prej stafit u sëmurë, ndjenë prezenca të çuditshme dhe u betuan se nuk do të ktheheshin kurrë më në këtë vend. Ish – taksisti Hla Oo përshkruan gjithashtu një aktivitet të frikshëm mbinatyror, një murgeshë të ulur në makinën e tij.

“Ishte një siluetë gri e një gruaje të imët në pasqyrë, e cila ishte ulur në mes të pjesës së pasme të makinës e që më kishte ngulur sytë. Ajo mbante veshur një fustan si të bardhë dhe një shami në kokë si murgeshë”, rrëfeu ai.

Pak kohë më vonë, një pasagjer i kishte rrëfyer se një murgeshë skoceze kishte vdekur në këtë rrugë, rreth 40 vite më parë. Sipas legjendave ajo përndjek prej kohës udhëtarët. Në këtë rrugë thuhet se shfaqet edhe prezenca e 8 – vjeçarit Graeme Thorne, i vrarë në 1963, sendet personale të të cilit u gjetën të shpërndara në këtë rrugë./tvklan.al

Etiketa: @paranormale

Ju sugjerojmë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Para
Hidhet shorti i “Champions League”, ja me kë skuadër do të përballet Kukësi

Hidhet shorti i "Champions League", ja me kë skuadër do të përballet Kukësi

Krim në familje, gruaja italiane vret burrin shqiptar. Skena e rëndë në rrugë

Krim në familje, gruaja italiane vret burrin shqiptar. Skena e rëndë në rrugë

Rekordi i Bashës, rreth 15 km ecje në këmbë, qindra takime me qytetarët në Tiranë

Basha ecje dhe takime me qytetarët e Delvinës. /Është puna të ndezim motorin e ekonomisë, jo ti japim dikujt timonin

TE FUNDIT

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com