Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të ka dënuar Zoti me këtë fëmijë”! Rrëfehet nëna e 11-vjeçarit albin

2018/12/24 at 9:32 AM
në Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të ka dënuar Zoti me këtë fëmijë”! Rrëfehet nëna e 11-vjeçarit albin

Historia e një 11-vjeçari që e paragjykojnë dhe e tallin sepse është albin, i ka prekur të gjithë sot në programin “Ka një mesazh për ty”. Djali i Elisabetës, Orgesti, është i veçantë, sepse ka lindur albin dhe për këtë gjë ai ka rënë pre e bulizmit që i vogël.


Kjo e ka bërë që ndonjëherë të braktisë dhe shkollën. Por historia më e trishtë për Elisabetën, është kur nga goja e një nëne tjetër ka dëgjuar fjalë të tilla si “të ka dënuar Zoti me këtë fëmijë”!

Në studion e “Ka një mesazh për ty”, nëna e 11-vjeçarit rrëfen vështirësitë me të cilat përballet i biri, por edhe ajo vetë.

“Unë jam fëmijë i një divorci, në moshën 5 vjeçare më janë divorcuar prindërit. M’u ndanë prindërit, mamaja emigroi në Greqi, babai erdhi me shtëpi në një fshat të Fierit dhe me peripeci u rritëm. Siç e kanë shqiptarët që martojnë vajzat e vogla, më martuan edhe mua shumë të vogël. E pranova, u martova, të gjitha në rregull. Pas 2 vjetësh erdhi në jetë djali, për të cilin jemi këtu. Orgesti në Prill mbush 11 vjeç.

Unë si e vogël që isha (16 vjeçe), edhe këto vizitat nuk i kryeja tërë kohës, sado ishte shtatzëni e vështirë… Duhet të merrja shumë vitamina për djalin, që unë nuk i mora. Djali lindi albin.”

Nëna e Orgestit tha se deri në moshën 4-vjeçare, që e kishte në shtëpi, ai nuk hasi asnjë vështirësi, por kur u përball me realitetin, kur filloi të shkonte në klasë të parë e pati më të vështirë.

“Mësuesja, të cilën nuk dua ta gjykoj se është edhe nënë vetë, nuk ma priti mirë fare dhe e uli djalin në bankë të fundit. Djali ka edhe probleme me përqendrimin e syrit (i dridhet syri). Ai mendon se po ta ketë më afër diçka e sheh më mirë, edhe pse në të vërtetë njësoj e sheh.”

Elisabeta tregon se i biri vinte në shtëpi dhe e pyeste përse ishte kështu, përse nuk ka të tjerë si ai.

Nëna e Orgestit tregon se në rastin e tij, ai përballet me talljet e shokëve. “Tani u rrit dhe nuk m’i shpreh sepse e sheh që mërzitem”, shton ajo.

Elisabeta tregon se djali i saj ka ndryshuar disa shkolla, ndërsa nuk janë të pakta rastet që iu është dashur të përballet edhe me banorë të lagjes, të cilët e paragjykojnë Orgestin nga mungesa e dijes…

“Më 4 Gusht, kishim një dasmë nga njerëzit e burrit dhe shkoj në parukeri për t’u rregulluar dhe kthehem dhe për 2 orë do të nisesha për në lokal. Unë punoj banakiere në një lokal. Shpeshherë gjatë gjithë beharit, djali vinte më thoshte, dy-tre herë, që është një burrë, më bezdis… thonë që është pijanec. Unë e anashkaloja këtë gjënë, nuk e dija që ai rrallë pinte, ishte normal.

Atë ditë, sa isha rregulluar ndërsa djali luante jashtë hyrjes. U mbështeta, se mendova gjithë natën, thashë po fle pak. Djali vjen dhe i bie derës me të dyja duart. Trembem, hap derën dhe e pyes “çfarë ke mami?”. Mbante dorën tek faqja që e kishte të skuqur. Më qëlloi ai burri më thotë, që të kam thënë tërë kohës. Para se të dilja lajmëroj policinë dhe dal dhe e qëlloj atë burrin dhe i them ca fjalë në nerva e sipër. Në moment vjen policia.”

Por përse e qëlloi djalin?

“I dukej si i sëmurë dhe nuk donte që t’i rrinte afër fëmijëve të tij. Kishte vetë dy goca. Dhe e më e keqja ishte që në polici tha: E qëllova se më ngacmon gocat. Shkojmë në polici. Një polic i ri, të cilin e falenderoj shumë, iu duk anormale: Po ti burrëri me këtë bën, i tha? Në polici më thanë të bëja denoncim, por më erdhi keq, kështu që vendosa të bëja vetëm një ankesë”.

Ndryshe nga sa besonte Elisabeta, gjërat nuk do të mbylleshin me kaq. Bashkëshortja e zotërisë në fjalë do ta përballte pak ditë më vonë në rrugë, duke mos i kursyer fjalët e rënda.

“Pas një jave, unë po ikja për në punë me djalin. Unë zonjën se njihja fare, ne jetojmë në një lagje, por ngaqë jam gjithë kohës në punë, se njihja. Ndalon në rrugë dhe më thotë: Ty po të kërkoja. Ndal dhe e pyes, njihemi? Më thotë: Jam gruaja e atij që futi surrati jot në burg. I thashë, ti je nënë vetë, nuk e mendon që pata të drejtë të mbroj fëmijën tim. Por rri mi, më tha, ty të ka dënuar Zoti me këtë fëmijë”.

Në fund të emisionit, Ardit Gjebrea bëri një thirrje për të reflektuar për këta fëmijë dhe të gjithë, duke filluar nga prindërit, mësuesit dhe e gjithë shoqëria, t’i duam dhe t’u vijmë në ndihmë.

Etiketa: albinnenarrëfehet


Ju sugjerojmë

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…
Sociale

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

30 Prill, 2025 11:13 am
Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë
Kryesore

Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

29 Prill, 2025 8:26 am
“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore
Kryesore

“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

28 Prill, 2025 10:10 am
Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër
Sociale

Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër

26 Prill, 2025 5:25 pm
Para
I martuar, por këngëtari dëshiron të kalojë një natë me Bleona Qerretin

Bleona në spital, këngëtarja së shpejti nënë?

Greqi/ Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, 19 të arrestuar, 5 shqiptarë

Arrestohet shqiptari, dyshohet se vrau afganin në Athinë

I dënuar për prostitucion, shkarkohet kreu i policisë në burgun e Peqinit

I dënuar për prostitucion, shkarkohet kreu i policisë në burgun e Peqinit
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com