Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të isha në vendin e Ramës, do filloja qysh tani të përgatisja një fjalim lamtumire

2017/11/07 at 9:55 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Tahiri nuk ka për t’u arrestuar (edhe sikur të jetë fajtor)

NGA MUSTAFA NANO


Ja një e vërtetë që njerëzit bëjnë mirë ta dinë: Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë deri në fund të këtij mandati që sapo ka filluar. Nuk ka se si, dhe se pse, të ndodhë ndryshe. Nuk mund ta rrëzojë askush dhe me asnjë mënyrë. Veç në iktë ai vetë. Madje, unë vetë mendoj se edhe sikur atij, për një trill lunatik, t’ia jepte në tru që ta mbyllte karrierën politike që tani, kjo nuk do të ishte e thënë të ishte një e mirë për vendin. Janë një sërë arsyesh e rrethanash që të bëjnë të mendosh se nuk është momenti që “timoni” t‘i kalojë jashtë logjikës elektorale një eksponenti tjetër të mazhorancës, lëre pastaj dikujt nga opozita. Por Rama, të kuptohemi, nuk është se ka ndërmend të largohet në këtë moment. Të gjithë e dinë këtë. Madje, janë të shumtë edhe ata që kanë frikë se ai do të jetë në katin e dytë të asaj ndërtesës trekatëshe mes Piramidës e Rognerit edhe në legjislaturën 2021-2025. Dhe këtu lind nevoja të bëhet një diskutim.

Rama ka thënë më shumë se njëherë se nuk ka ndërmend të plaket në politikë, se ai nuk e ka në plan të kapet me thonj pas karrigeve të pushtetit, se ka në plan të bëjë një jetë të tretë, pas asaj të artistit publicist e asaj të politikanit. Epo mirë, është mirë ta dijë se koha po vjen. Është edhe në prag të pleqërisë, përveç të tjerash. Ai ka nja 10 vjet që tallet me plakun Berisha, por Rama vetë po u afrohet të gjashtëdhjetave, që i bie të jetë pak a shumë aq sa ka qenë Berisha në kohën kur Rama e pa të udhës ta përqeshte për vitet që ai mbante mbi supe. Atëmot me siguri ka menduar se vitet iknin veç për Berishën. Por vitet ikin për të gjithë. Dhe prandaj, përsëris: bën mirë ta dijë se po vjen bash koha që t’i japë fund kësaj jetës së dytë, e të fillojë jetën e tretë. Dhe këtë nuk ia them duke besuar se ai është i pari që duhet të ikë, apo se ai është më i keqi ndër të këqijtë. Jo, të tjerët duhet të kishin ikur, e duhet të ikin, para tij. Mirëpo kjo nuk ndryshon asgjë. Ai duhet të ikë në emër të një standardi tjetër. Unë vetë po ia kërkoj në emër të një standardi tjetër. Sa ishte në politikë nuk e demonstroi këtë standardin tjetër, por në këtë fazë të jetës së tij politike mund të sillet ndryshe. Të tjerët e kanë djegur këtë shans. Ai e ka ende.

Nuk është vetëm standardi shqiptar që mund t’i shërbejë atij si një justifikim. Ka plot “justifikime” të tjera, që nga bindja e tij se në këtë vend nuk ka tjetër veç tij (unë jam i sigurt që këtë gjë e mendon seriozisht, dhe kjo është një nga gjërat që më ka shqetësuar tek ai) e deri te bindja se nuk ka pse të largohet, përderisa ai e ka të lehtë t’i fitojë zgjedhjet sërish (në këtë pikë nuk e ka krejt gabim). Në funksion të kësaj të fundit, ndoshta ai është duke projektuar, në mendjen e vet, një mandat të dytë të suksesshëm kryeministror, e në këto rrethana, gjithnjë me mendjen e vet, nuk do kishte pse të largohej. Në fund është edhe një “pengesë” tjetër: ai largimin e ka përfytyruar pasi të ketë bërë historinë. Ose për ta cituar saktë atë – pasi të ketë hyrë në histori. Mirëpo ai në histori nuk hyri, e nuk ka për të hyrë, ashtu si do donte të hynte ai. Kështu ndodh gjithnjë me ata që mendjen e kanë te historia. Të gjitha këto, por edhe të tjera, mund t’i nxjerrë pra si arsye për të vijuar të bëjë atë që po bën, mirëpo do të ishte e kotë. Koha e tij po mbaron. Në vitin 2021.

Sikur të isha në vendin e tij, do filloja qysh tani të përgatisja një fjalim lamtumire. Këtë punë di ta bëjë. E qan. Por unë po i jap të drejtën vetes që ta këshilloj. Në këtë fjalim, le të përqendrohet te konteksti, në të cilin u ngjiz e gjalloi fenomeni “Rama”. Kjo do ta ndihmojë që të bëjë viktimën, e të mos vuajë në rolin e fajtorit. Konteksti historik është alibia më e mirë për të gjitha dështimet e prapësitë. Tani, në rastin konkret, konteksti bëhet tek-tuk njësh me personazhin, por le të mos e fshehë këtë. Duke mos e fshehur, do mund të bënte edhe një mea culpa. Sepse nuk mund të ketë një fjalim lamtumire pa një mea culpa.

Çfarë kuptoj me kontekst? Gjithçka që ka të bëjë me këtë Shqipërinë e këtyre kohëve të Ramës, që është edhe koha jonë: “Moralin e prishur publik, shqiptarët që duan ta lënë këtë vend e të ikin nga sytë këmbët, njerëzit që mbajnë 860 mijë euro në makinë, kryetarin e partisë ‘Zgjidhja’, ndërtesën shumëkatëshe të mbetur karabiná përballë kishës ortodokse e përbri gjykatës së lartë, Janullatosin, sheshin e ribërë ‘Skënderbej’, minoritetin bullgar, skelat Syla, lejet e ndërtimit, zhurmën e trapanove, së cilës, ashtu si ezanit, nuk mund t’i përvidhesh në asnjë cep të Shqipërisë, blogun ‘Peizazhe të Fjalës’ që ka bërë shkencë më shumë se e gjithë Akademia e Shkencave (dhe këtë nuk e them me shaka), Saimir Tahirin me patentë skafi, prokurorët e Tropojës, Luciano Moggin, paraardhësin e Ramës që s’e pati për gjë të vriste njerëz të pafajshëm në bulevard, shqiptarët që këtë ngjarje e kanë harruar, shërbimin e dializës, prefektët ish-ushtarakë, fushatën elektorale parapresidenciale të Ilir Metës, Qifen duke pirë kafe me Ramën në Rogner, Zonën e Lirë të Çanit, policët që u hakërrehen fshatarëve që shesin prodhimet e baçes së vet në trotuaret e rrugëve të Tiranës, policët e trembur të Elbasanit që nuk guxonin të kapërcenin pragun e një porte në ndjekje të një delinkuenti, Gjushin e vogël, vizat amerikane, Beqjen e madh, fatorinot që zihen me grushte me udhëtarët në autobusët urbanë, tekstet e Leximit Letrar në shkollat e Mesme, diplomat e Universitetit Kristal, zhurmën mbi Himarën, radhët e gjata në Kakavijë e Kapshticë, demokratët që votuan në masën 95% në favor të Lulzim Bashës pas humbjes së tij katastrofike në zgjedhjet e fundit, futbollistët e kombëtares që refuzojnë me përbuzje të mbajnë në shpinë të shkruar emrin e një birre, të fortët e Lezhës që u futën në parlament, vëllezërit korçarë, britmën ‘o sa mirë me qenë shqiptarë’, librat e Blushit, akronimin e Partisë së Idealeve të Dhjetorit, Ardian Fullanin, vëllezërit Nazarko, Erion Veliajn, nënën time që nuk lë serial turk pa ndjekur, Fatos Nanon që, edhe pse la koqen e namit kur ishte në krye të punëve të këtij vendi, na është regjistruar në kujtesë si më i miri veç ngaqë diti të ikte, sepse të dish të ikësh është një bëmë e madhe e bujshme dhe gati heroike këtyre anëve, PPP-të, ditarët e lajmeve të mbrëmjes në televizionet nacionale, Nard Ndokën që rivalizon plot bujë Murphy-n, Besnik Mustafajn, tok me shtatoret e Azemit, Mustafa Nanon, por pa këto shtatore, komentet e ndyra të internautëve shqiptarë në rrjetet sociale, të rinjtë e provincave të Shqipërisë që dy rrugë kanë patur (dhe kanë?): o të bëheshin me LSI-në, o të bëheshin me ISIS-in, votat e mia për PS-në në disa zgjedhje rresht, kullën idiotike në qendër të Korçës, fotografinë e Kastriot Islamit me buzët vesh më vesh me Agollin që ishte në agoni, Nobelin e munguar të Kadaresë, atletet e bardha në summitin e Triestes, dekoratat që shpërndau presidenti Nishani, titujt “doktor i shkencave”, konsullin e Meksikës në Shqipëri, rubrikën e Temës ‘Antena brenda familjes’, metronë që do ndërtohet në Kamëz, me stacione të pagëzuara allasoj: stacioni i Sesionit Parlamentar të së Enjtes, Baba Mondi Station, stacioni ‘Rroftë Shefqet Krasniqi’, stacioni i Iftarit Kryeministror, Harvey Ëeinstein Station etj. etj”.

 

Ky kontekst do ta ndihmonte Ramën. Mund të dilte një fjalim i mirë. Vetë ai do ta shijonte shumë. Por sot për sot nuk është kjo çështja. Sot për sot çështja është që Rama të bjerë dakord se është koha ende për një largim gentlemen-ësh nga politika. Në vitin 2021. Duhet të bjerë dakord apriori. Pa pritur që gjërat të ndryshojnë. Pas katër vjetësh mund të qëllojë që era të fryjë e tëra në favorin e tij, mund të qëllojë që të jetë në kulmin e kararit për një garë tjetër (në politikën shqiptare era ndërron shumë shpejt; deri para dy muajsh, Lulzim Basha ishte një i vdekur i pakallur në dhé, por çështja “Tahiri” e ka rianimuar disi), por ai duhet të vendosë qysh tani të mos rikandidojë. Është koha që ai të ikë. Le të organizojë një garë të rregullt e të ndershme brenda PS-së, dhe le ta mbyllë këtë kapitull të jetës së tij. Më vonë ka për të qenë shumë vonë. Dhe llogaritë po i bëj me standardin, për të cilin fola në krye.

 

Kështu ka për t’i bërë edhe një shërbim të mirë PS-së. Ndoshta edhe vendit. Por është e sigurt, sidoqoftë, që shërbimin më të mirë ka për t’ia bërë vetes. Dhe kjo e fundit do të jetë edhe më e vërtetë, nëse këto katër vite të fundit të karrierës së vet politike do t’i shfrytëzojë në mënyrën më efektive të mundshme për të bërë ca punë të mira. Por për këtë do t’i duhet të sillet ndryshe. Ka fuqi ai të jetë ndryshe? / Mapo

Etiketa: fjalimlamtumiremustafa nanorama


Ju sugjerojmë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Para
Video/ Puthja “lezbike” mes dy aktoreve që po çmend rrjetin

Video/ Puthja "lezbike" mes dy aktoreve që po çmend rrjetin

“Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, oficeri i antidrogës rrëfen kërcënimin e Habilajve

"Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit", oficeri i antidrogës rrëfen kërcënimin e Habilajve

Video/ Lëviznin me Audi, një vajzë dhe një djalë kapen me kokainë në Shkodër

Video/ Lëviznin me Audi, një vajzë dhe një djalë kapen me kokainë në Shkodër
















TE FUNDIT

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com