Në Shqipëri tashmë është bërë e zakonshme që në kantiere, mes shqiptarësh të shohim edhe të huaj.
Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit ka çuar në rritjen e punësimit të shtetasve nga jashtë, veçanërisht nga vende si India.
Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, kontratat e qëndrueshme të punës po kontribuojnë pozitivisht në sigurimin e punësimit të tyre afatgjatë.
Artan Luku: Ka kontrata më të qëndrueshme është shmangur ai fenomeni që Shqipëria si vend tranzicioni. Sot një punëtor i kualifikuar paguhet në Shqipëri pothuajse sa paguhet në Evropën Perëndimore. Besoj se është një zgjidhje.
Megjithatë, një zgjidhje e tillë po vjen më kosto të shtuara për biznesin.
Edlira Jakova: Kompanitë kanë shumë më shumë kosto se individët shqiptarë. Nëse marrim një punëtor të huaj, ka kosto shtesë qiranë.
Të dhënat tregojnë se pas turizmit, ndërtimi dhe peshkimi janë sektorët që po përfitojnë më shumë nga punësimi i të huajve.
Tv Klan