Pas gati një ore mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, opozita vendosi që të hënën të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, në orën 18:30.
LEXO EDHE- Çfarë ndodhi tek Kryeministria, Parlamenti dhe Drejtoria e policisë
“Në përgjigje të dhunës shtazarake të regjimit të Edi Ramës jemi në protestë. Të palëkundur për të larguar qeverinë e krimit. E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë, shumica e qytetarëve që kanë qenë në protestë dhe ata që kanë qenë me ne me zemër dhe me mendje, të gjithëve dua t’ju shpreh mirënjohje, ne jemi e ardhmja. Të hënën t’i japim një grusht vendimtar klikës kriminale”, theksoi kryetari i PD-së, Luzlim Basha.
Ndërkohë të dielën në orën 11:00 do të protestohet tek Drejtoria e Policisë, për arrestimin e Sahit Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike.
“Nuk ka pikë dyshimi që ishte protestë e jashtëzakonshme. Mllefi i njerëzve ka arritur kulmin. Kjo dhunë barbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe veçanërisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje të fuqishme. Duhet një reagim i shpejtë. Me dy kushte, lirimi i menjëhershëm i te arrestuarve, si dhe arrestimi i menjëhershëm i autorëve të dhunës”, ka deklaruar Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura. / Opinion.al