Ndërsa të hënën pritet të mbahet seanca e tretë e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e Presidentit Meta, ky i fundit gjatë një interviste televizive, tha se ka zero shqetësim lidhur me këtë çështje.
“Për 72 pyetjet që më ka bërë Gjykata Kushtetuese do të jap përgjigje para të gjithë qytetarëve, me transparence të plotë. E përsëris që kam zero shqetësim për çështjen në Gjykatë”, tha Meta.
Kujtojmë se në seancën e fundit, kanë qenë përfaqësuesit e Presidencës që kanë kërkuar kohë për përgjigjet ndaj pyetjeve të gjykatës./Opinion.al