Kryesore

“Të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”, Mediu-Alibeajt: Hiq dorë nga këto nisma



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 21/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është përplasur në Komisionin e Ligjeve lidhur me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Teksa Alibeaj kërkoi që dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të hapen të gjitha, Mediu ka dalë kundër kësaj kërkese.

Sipas tij, kjo do të hapte më shumë probleme në Shqipëri, ndërsa Alibeajt iu drejtua duke thënë se ai duhet të heq dorë nga kjo kërkesë që niset nga interesa të ngushta politike të momentit.

Fatmir Mediu: Nuk mund të kërkojmë hapjen e dosjeve për ish te përndjekurit politik. Nëse nuk iu dhamë mundësinë për tu rehabilituar, të paktën të mos u shtojmë mundimet brenda familjeve. E kam kërkuar këtë edhe në mbledhjen e kryesisë. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të kërkojë për qëndrimin apo moralin e atyre njerëzve që u janë pushkatuar. Kjo do të ishte e amoralshme. Dhe dua të shtoj vetë shteti funksionon bazuar mbi balancën e pushteteve. Të përndjekurve nuk iu dhamë mundësinë të kthehen në pronat e tyre. Të mos bëjmë lojëra në kurriz të njerëzve që kanë vuajtur në atë periudhë. Shtresën e të përndjekurve duhet ta përjashtojmë për të mos u shkaktuar më shumë probleme seç kanë pasur në këto 30 vite.

Klotilda BushkaNisma është tërësisht në përpjekje me të drejtën e publikut për informimin. I shërben zbardhjes së vërtetës. Është domosdoshmëri, është një simbolikë e fuqishme. Jo vetëm për të kaluar. Ne e kemi detyrim. Ju mund të keni të drejtën tuaj. Kjo nuk na bën dot ne që jemi nismëtarë, të mos jemi të ftohtë sot. Pavarësisht dhimbjeve që çështjet që preken për personat që kanë vuajtur nga ai regjim, besoj se ne një klasë e re politike, na duhet të jemi të kujdesshëm. Ne nuk jemi vonë.

Mediu- Alibeajt: Hiq dorë nga këto nisma për interes të ngushtë politike momenti. Mos hapni dosjet për familjet e të përndjekurve politikë. Nuk keni ju moralin ta bëni këtë. (Largohet nga mbledhja)

Pas