-U tha në Opinion

“Të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”, Balla: Bashkëpunëtor jo vetëm Meta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 20/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla shprehet se shpreson se palët politike do mund  të votojnë me konsensus projektligjin për hapjen e dosjeve.

Në emisionin “Opinion”, Balla tha se do të ketë ndryshime dhe në ligjin e dekriminalizimt që të ndalojë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të futen në Parlament. Po ashtu, një tjetër ligj do të ndalojë që këta individë të mos zgjidhen as kryetarë të forcave politike.

I ndalur te akuzat ndaj Ilir Meta, Balla tha se jo vetëm Meta ka qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit, por ka edhe persona të tjerë që aktualisht ushtrojnë detyra në funksione të larta.

“Nuk ka tre ligje ka një ligj, ligji i viti 2015 përmes së cilit është ngritur Autoriteti për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në korrik të këtij viti për persona të ndryshëm që mund të ishin në funksione të ndryshme, Autoriteti nuk e verifikonte dot pasi e pengonte certifikata. Më pas PD ka sjell disa propozime të tjera, që ai amendament që unë lexova është zgjidhja e mesme dhe me shpresën që sot të votojmë me konsesus. Është ligji i parë i i një pakete. Ligjit tjetër është ligji për informacionet e klasifikuar në Shqipëri, i cili mund ti deklasifikojë për dy javë dhe ato nuk janë më sekret shtetëror. Në kemi përcaktuar që dosjet të hapen, gjithkush mund të kërkojë që, paraqet një kërkesë shkakun e informacionit dhe mban përgjegjësi që keqpërdor informacionin. Transparencë të plotë. Nesër ne do të vazhdojmë me dy ligje të tjera, ndryshime në ligjin për integritetin e personave që zgjidhen ose emërohen, ose ligji i dekriminalizimit. Që do të thotë se ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në funksione publike. Tjetri, procesi i verifikimit të bëhet në një kohë të mjaftueshme që KQZ mund të veprojë. Ligji do të ketë prapaveprim, një deputet që ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit do t’i hiqet mandati. Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të lejojnë të jenë as kryetarë të partive politike”,-tha Balla.

Ky ligj targeton Metën?

“Nuk besoj se bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit është vetëm Meta, si Ilir Meta, mund të ketë edhe të tjerë, le të hapen të gjitha. Natyrshëm që ka disa filtra, por çdo gjë është e hapur.”/ Opinion.al

Pas