Teksa shikuesit presin me padurim nisjen e sezonit të 4-t të serialit më të ndjekur historik, “Ertugrul”, Halimeja, një ndër personazhet kryesorë të këtij seriali, është shfaqur në të bardha në ditën e saj më të lumtur.
Aktorja bukuroshe Esra Bilgiç i ka thënë po martesës me futbollistin e njohur të Beshiktashit dhe Kombëtares turke, Gokhan Tore, shkruan tv klan.al
25-vjeçarja që luan rolin e Sulltaneshës Halime dhe futbollisti u mratuan në një ceremoni madhështore në rezidencën Sait Halim Pasha, në brigjet e Bosforit në Stamboll.