Te Fundit

Të gjithë i kanë shpallur luftë Shqipërisë!


               Publikuar në : 15:37 - 04/11/19 |
el ida

Mentor Kikia-Të gjithë i kanë shpallur luftë Shqipërisë!

Qindra banorë të zonës që përfshihet në parkun kombëtar Lurë- Dejë, në Mat, kanë paditur në Gjykatën Administrative vendimin e qeverisë për ndërtimin e një HEC-i në këtë zonë, e cila do të cilë në futjen e ujit të përroit në tuba, në një gjatësi prej 25 km, duke çuar praktikisht në shkatërrimin e zonës.

Në të tilla përballje, gjykatat kanë mbajtur gjithmonë anën shkatërruesve. Por në këtë rast vendimi është edhe më absurd. Sipas banorëve, gjykatësja Arbana Ahmeti e ka rrëzuar padinë, pasi disa nga firmëtarët e padisë nuk ishin banorë rezidentë në atë zonë, por kanë ndërtuar shtëpi në Kamëz.

Po si është e mundur të arsyetosh në këtë mënyrë moj gjykatëse? Po pse, ai parku është vetëm i atyre banorëve që jetojnë atje? Ai është edhe i imi, edhe i joti. Po për Valbonën kam firmosur edhe unë dhjetra peticione, që dy herë e kam parë me sy. Po për Vjosën që janë ngritur që nga fundi i botës e po reagojnë.

Mjerë ky vend, nga maja e malit deri në breg të detit. Të gjithë i kanë shpallur luftë Shqipërisë. Qeveria e para, parlamenti, drejtësia, sipërmarrësit.

Pas