Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjithë duan të ikin në Gjermani

2016/10/20 at 5:39 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Të gjithë duan të ikin në Gjermani

Mijëra serbë duan të zhvendosen dhe të jetojnë në Gjermani. Por një orar takimi për vizë kushton shumë.


Rostoku është për Biljana Zharkoviqin një vend përrallor. Gjetja e një vendi pune në klinikën e atjeshme për këtë infermiere të papunë nga Nishi i Serbisë, do të thoshte realizim i ëndërrave. Biljana Zharkoviqi, e cila emrin e saj të vërtetë nuk do ta zbulojë, ka siguruar të gjitha dokumentet e duhura për një vizë pune: kontratën, certifikatat e duhura për njohjen e gjuhës gjermane, fotografitë…i mungon vetëm edhe një imtësi: një orar takimi në konsullatën gjermane. “Prej majit e mbaj tërë kohën të hapur faqen e internetit për oraret e takimit. Por nuk kam gjetur kurrë ndonjë orar takimi të lirë”, ankohet 45-vjeçarja.

Pranë kompjuterit të saj po shumohen edhe faturat. Vetëm për qira duhet të paguajë 3000 euro. Rostoku si shpëtimi i vetëm. Me një dëshpërim të thellë shikon faqen e internetit dhe shpreson se do të lirohet ndonjë orar takimi dhe se pikërisht ajo do të jetë më e shpejta. Por deri tani pa sukses. Tek reagimet lexon për përvojat e të tjerëve me këtë problem. Disa prej tyre janë optimistë dhe japin sugjerime: “Mos u humbni shpresën! Caktoni zgjimin në ora 00:15 dhe provoni tërë kohën deri në ora 00:30.” Oraret e takimit më së shumti lirohen pas mesnatës. Por të tjerët janë pesimistë: “Këto janë vetëm mashtrime. Kundër gjërave të tilla nuk mund të luftoni.”

Dhe pikërisht këtu futen në lojë agjencitë e ndryshme, të vendosura rreth ambasadës gjermane në Beograd. Ato janë të regjistruara në fakt si përkthyes, por më së shumti para fitojnë me shitjen e orareve të takimit. Shumë bashkëpunëtorë janë tërë kohën në lëvizje dhe kërkojnë klientë. Ata përpiqen të përfitojnë madje edhe nga njerëzit që presin në radhë. Mijëra serbë përpiqen të shfrytëzojnë procedurën më të thjeshta për marrjen e vizave të punës për Gjermani. Në agjenci sillen shumë njerëz vërdallë. Telefonët dhe maqinat për kopjim punojnë pa ndërprerë.

Të interesuarit duhet të sigurojnë vetëm një kopje të pasaportës dhe – paratë. Ndërsa agjencitë i kryejnë punët tjera, thotë Biljana Zharkoviq. “Menjëherë kur ambasada jep termine të reja, agjencitë i fusin me shpejtësi të dhënat dhe kaq. Paratë i duan në dorë.” Kontratë apo ndonjë faturë? Diçka të tillë nuk ka!, thotë ajo.

“E tillë është jeta”

Një thirrje telefonike në agjencinë “Europa” në fillim të gushtit. Duam të blejmë një termin. “Mund të të gjej diçka për fund të tetorit. Deri atherë të gjitha terminet janë të rezervuara. Mund të ndodhë që lirohet ndonjë termin, por nuk mund të garantoj”, përgjigjet një zë i thellë burri. Për këtë shkak, shumë persona kanë humbur edhe kontratat e fituara të punës në Gjermani, sepse nuk kanë mundur të sigurojnë vizat me kohë. “Unë kam 10 hakerë të specializuar për këtë punë, të cilët rrinë 24 orë pranë kompjuterit dhe përpiqen të bllokojnë terminet që lirohen. Këta njerëz janë profesionistë dhe unë duhet t’i paguajë ata.”

Dhe kështu njeriu shumë shpejt vjen deri tek çmimi. 250 Euro kushton një termin, 100 në avans. “Më pas të lajmërohem unë. Ti vjen tek unë dy orë para terminit dhe në qetësi shikojmë dokumentat e duhura. Ndërsa unë të jap terminin”. Hakerë? Para në dorë? E gjtiha kjo tingëllon pak si ilegale… “Jo, të gjitha janë legale”, përgjigjet ai. “Këtë e kanë bërë shumë njerëz. Ky është një lloj autorizimi… e tillë është jeta.”

Në këtë mënyrë Beogradi futet në listën e qyteteve si Teherani, Beiruti dhe disa metropole të tjera, ku bëhet tregti me termine para konsulatave gjermane. Pikërisht njerëzit të cilët nuk kanë para dhe kërojnë ndonjë shpëtim, detyrohen të paguajnë ndonjëherë edhe 500 euro për termine. Kështu thuhet në reagimet e lexuesve. Dhe e gjitha kjo ndodhë në Serbi ku rroga mesatare është rrreth 180 euro, ndërsa gati 1/3 e shtetasve të Serbisë janë të papunë.

“Në parim e lejueshme”

Ministria e Jashtme ka bërë disa ndryshime për shkak të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve. Sistemi kompjuterik për këtë është në Berlin dhe ambasadat apo konsulatat nuk kanë të bëjnë me këtë punë. “Parimisht lejohet që të autorizohet një person i tretë – qoftë edhe me pagesë – që të rezervojë një termin për ty. Këtë mundësi po e përdorin për fat të keq edhe shumë agjenci”, thotë ambasadori gjerman në Serbi, Axel Dittmann.

Në përgjigjen e tij me shkrim dërguar Deutsche Welles, ai na siguron se ambasada do të reagojë me shtimin e numrit të personelit. Por shtimi tepër i madh i kapaciteteve. “Për ne është me rëndësi që terminet tek ne jepen pa pagesë. Ndonëse ndonjëherë kërkohet durim i madh.”

Biljana Zharkoviq ka pasur durim dhe ka humbur shumë kohë deri tani. Por klinika në Rostok donte që ajo të fillojë punën në shtator. Ndaj edhe Biljana po mendon që të angazhojë një agjenci dhe të gjej një termin sa më parë, sepse shtatori ka kaluar dhe askush nuk do të pres deri në pafundësi.” (DW)

 



Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Tashmë mund të porositni edhe pica në facebook

Tashmë mund të porositni edhe pica në facebook

Kush i la maturantët pa shkollë?

Kush i la maturantët pa shkollë?

9 këshilla për të kuptuar se kë kemi përballë…

9 këshilla për të kuptuar se kë kemi përballë…
















TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com