Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjitha gratë e besuara të Edi Ramës!

2017/11/15 at 1:30 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Të gjitha gratë e besuara të Edi Ramës!

 Atij i takon merita e politikanit, që i pari afroi pranë vetes gra, në pozicione të rëndësishme drejtuese dhe politike.


Por pavarësisht se sjellja e Edi Ramës me koleget apo vartëset e gjinisë femërore ka qenë shpesh e përfolur dhe e diskutuar që nga koha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, kjo nuk i ka penguar aspak zonjat që të bëhen pjesë e politikës,  ndërkohë që Rama vazhdimisht ka surprizuar me zgjedhjet e tij.

   

Kështu në mandatin e tij të parë, Briseida e tatimeve, Elisa e doganave apo Luneda e lojërave të fatit morën pozicione strategjike në administratën e Ramës.

Në këtë mandat të dytë të Kryeministrit spikatën të tjerë emra, ndërkohë që u rikthyen sërish me poste drejtuese edhe Luneda Sufali në krye të shërbimeve sociale tashmë dhe Briseida Shehaj në krye të Agjencisë së Investimit dhe Zhvillimit.

Ndërkohë, gra të tjera punojnë pranë Kryeministrit Rama në këtë mandat të dytë, disa emra të rinj në politikë e të tjera tashmë të afirmuara pranë Partisë Socialiste.

Pa dyshim krahu i tij i djathtë është Senida Mesi, gruaja që Edi Rama zgjodhi të zëvendësonte Niko Peleshin si zv.Kryeministre. Ndonëse pa ndonjë të shkuar të spikatur në jetën politike, pedagogia shkodrane arriti të ngjitet shumë shpejt në majat e qeverisjes duke krijuar jo pak habi në publik e pse jo edhe zili në radhët e partisë.

Gjithashtu një emër i ri i qeverisë është Sonila Qato, së cilës iu besua një ministri e re. Ministre e Shtetit për Sipërmarrësit, Qato në fakt nuk ka qenë një emër i panjohur për publikun, pasi kishte drejtuar Agjencinë së Trajtimit të Pronave.

Kur Olta Xhaçkës iu besua Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve, askush nuk e besoi se Xhaçka do të ishte sërish pjesë edhe në qeverinë Rama 2. Por ish-anëtarja e lëvizjes rinore “Mjaft” tashmë ka marrë një post të rëndësishëm, siç është ai i Ministres së Mbrojtjes.

Edhe drejtësia ishte një emër surprizë. 37-vjeçarja Etilda Gjonaj deri në momentin që u emërua ministre nuk kishte qenë një emër i njohur për politikën, ndonëse angazhimet e saj profesionale kanë qenë të konsiderueshme. Pas përvojës në institucionin e Avokatit të Popullit dhe angazhimit në shoqërinë civile, Gjoni u zgjodh në maj të vitit 2017 zv.ministre e drejtësisë, për t’u emëruar më pas ministre në qeverinë Rama 2.

Është një nga emrat që pavarësisht thashethemnajës i mbijetoi edhe qeverisë Rama 2. Të paktë qenë ata që besuan se Mirela Kumbaro do të ishte pjesë e kabintetit Rama 2, veçanërisht pas një debati me Kryeministrin në Kuvend, ku u pa të largohej madje duke qarë.

Një emër i përfolur i kabintetit Rama 2 ishte edhe ai i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla e cila pas reformës në arsim qe një nga shënjestrat kryesore të opinionit publik. Kujtojmë sulmin me domate që iu bë nga një studente gjatë një takimi. Por ndërsa Rama vazhdimisht theksoi rëndësinë dhe suksesin e kësaj reforme, Nikollës i mbeti posti edhe në qeverinë Rama 2.

Ogerta Manastirliu është një emër që lidhet me karrierën e zotit Rama që nga koha kur ky i fundit ishte në bashki. Pas përvojës në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Manastirliu pak para zgjedhjeve mori postin e Ministres së Shëndetësisë, të cilin vazhdoi ta mbajë edhe në kabintetin Rama 2. / Opinion.al

Etiketa: elisa spiropaliEtilda Gjonajgratekabinetiluneda sufalimirela kumbaroolta xhackaramaSenida Mesisonila qatote besuara


Ju sugjerojmë

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni
Aktualitet

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni

25 Nëntor, 2025 3:56 pm
VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
Kryesore

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

25 Nëntor, 2025 2:56 pm
“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës

25 Nëntor, 2025 1:26 pm
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

25 Nëntor, 2025 10:55 am
Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Kronikë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

25 Nëntor, 2025 10:11 am
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
Bota

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

25 Nëntor, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 nëntor 2025

25 Nëntor, 2025 8:36 am
Para
Zbulohet planeti i ngjashëm me tokën, rasti alternativ për çdo ngjarje

Zbulohet planeti i ngjashëm me tokën, rasti alternativ për çdo ngjarje

Vlorë, 200 kg marijuanë në një tjetër shtëpi-magazinë

Shkodër/ Kapet furgoni me drogë, ndalohen dy persona 

Opinion/ Ergys Mërtiri: Paratë të bëjnë edhe të lajthisësh

Kur një qeverie i plas qelbi në duar, do të bëjë diçka për të zbutur situatën
















TE FUNDIT

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni
25 Nëntor, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur sot në burgun 313 mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i...

Lexo më shumë

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
25 Nëntor, 2025

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste...

Lexo më shumë

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së
25 Nëntor, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet...

Lexo më shumë

Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…

Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…
25 Nëntor, 2025

45 vjeçari Juljan Sulo, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com