Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gënjesh është një stres i vërtetë

2016/11/27 at 11:13 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A

Personat që thonë të vërtetën, përveçse janë në paqe me ndërgjegjen e tyre, kanë gjasa të gëzojnë një shëndet të mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe fizike. A ju ndodh shpesh t’i zmadhoni pak gjërat, për shembull një histori normale ta ktheni në tragjedi? Apo t’i justifikoni vonesat, duke përdorur çdo ditë nga një justifikim absurd? Ose më keq akoma, të shtireni sikur papritur nervozoheni me kolegët për punën, se doni të dilni me partnerin për të pirë një birrë? Duhet të dini se në të gjitha rastet, keq është për atë që mërzitet, sepse përveç shqetësimit moral dhe psikologjik që shkakton kjo te disa persona, vihet në rrezik edhe shëndeti juaj. Duhet të dini se duke thënë gënjeshtra, i bëni keq vetes. Kjo është vërtetuar edhe nga një studim. Disa shkencëtarë amerikanë të universitetit të “Notre Dame” (Indiana) kanë zbuluar se thënia e gënjeshtrave mund të nxisë shqetësime të tilla si dhembje koke dhe ftohje, por edhe shfaqjen e shenjave të melankolisë e depresionit.Zbulimi i studiuesve amerikanë është fryt i një analize që ka zgjatur dhjetë javë dhe që është provuar te 100 vullnetarë të të dyja gjinive, me moshë nga 18 deri në 71 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan t’i nënshtroheshin, javë pas jave, makinës së të vërtetës dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve rreth zakoneve të përditshme. Në fakt, eksperimenti kishte një ndryshim: njërit grup pjesëmarrësish, ekspertët i rekomanduan të thoshte gjithnjë të vërtetën dhe të merrte në konsideratë faktin që nëse grupi tjetër gënjente, mund të mos përgjigjeshin për pyetjen në fjalë dhe të kërkonin që të kalonin te tjetra. Grupit tjetër të vullnetarëve nuk iu tha asgjë.

Përfundimi? Grupi i parë i vullnetarëve, ose më saktë ata që nuk mundën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në vend që të gënjenin, tregoi se gëzonin shëndet të plotë dhe kishin një gjendje më të mirë psiko-fizike. Nga ana tjetër, vullnetarët që gënjyen, dhe në veçanti ata që thanë të paktën tri gënjeshtra në javë, treguan shenja shqetësimi. Arsyeja? Të thuash gënjeshtra do të thotë ta zhysësh trurin në një punë të vështirë, që i kushton shtrenjtë shëndetit dhe dihet që stresi është shumë i dëmshëm. Për pasojë, mund të shkaktojë dobësim të sistemit imunitar – që ndryshe përkthehet në dhimbje shqetësuese siç është ajo e kohës, dhimbja e fytit, ftohja – dhe prekjen më lehtë nga problemet e depresionit.

Kjo nuk është hera e parë që vesi i të gënjyerit studiohet shkencërisht. Në të kaluarën, studimet e bëra përtej oqeanit janë marrë me llogaritjen sesa gënjeshtra thonë amerikanët mesatarisht në 11 javë. Duke treguar të vërtetën, ulet niveli i stresit. Nuk është aspak mirë të gënjesh, sepse përveçse jeton me një konflikt të brendshëm, shton edhe peshën e rëndë të tensionit në jetën e përditshme. Ndaj specialistët këshillojnë që si terapi, çdo njeri të praktikojë ndershmërinë. Benefitet do të vëreheshin veçanërisht në nivelin social.



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Divorcohet nga nusja dy orë pas dasmës !

Divorcohet nga nusja dy orë pas dasmës !

Këtë nuk e keni ditur; lëngu i kastravecit turshi është çudibërës !

Këtë nuk e keni ditur; lëngu i kastravecit turshi është çudibërës !

Si u shpall Pavarësia e Shqipërisë?

Si u shpall Pavarësia e Shqipërisë?
















TE FUNDIT

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
13 Tetor, 2025

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave...

Lexo më shumë

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
13 Tetor, 2025

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë...

Lexo më shumë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
13 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
13 Tetor, 2025

Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com