Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të fuqizohet roli i deputetit”, Kryemadhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Deputetët nuk marrin informacione

2024/06/03 at 11:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të fuqizohet roli i deputetit”, Kryemadhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Deputetët nuk marrin informacione

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka njoftuar ditën e sotme se ka depozituar në Kuvend ligjin që sipas saj fuqizon rolin e deputetit.


Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se deputetët hasin vështirësi në marrjen e informacioneve nga institucionet, duke marrë si shembull rastin e saj.

Ajo u shpreh se nuk ka marrë informacione nga bashkia e Tiranës dhe e Vorës për çështjen e inceneratorit.

“Pr. ligji i propozuar sot thotë se nëse drejtuesit nuk japin informacion, parashikohen masa administrative. Pr. ligji besoj se do të mbështetet nga të gjithë deputetët, sepse fuqizon rolin e tyre”, theksoi më tej Kryemadhi.

“Kam depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Statusin e Deputetit”, që synon forcimin e rolit të deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike.

Si deputete, vlerësoj se transparenca dhe e drejta e informimit janë thelbësore për ruajtjen e interesit publik dhe luftën kundër abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, fenomene që janë shqetësuese në administratën qëndrore dhe vendore.

Gjithashtu, organet e zbatimit të ligjit duhet të mbështeten me informacion të saktë për të hetuar dhe ndëshkuar keqmenaxhimin dhe veprimtarinë e paligjshme në administratë.

Deputetët e Kuvendit duhet të kenë një rol aktiv në këtë aspekt dhe ky projektligj do të jetë një shtysë për çdo deputet që të kryejë veprimtari edhe të pavarur në denoncimin aktiv dhe institucional të paligjshmërisë.

Jam nisur për këtë propozim ligjor edhe nga shqetësimet e shprehura nga shumë qytetarë, të cilët, edhe pse kanë nisur kërkesa dhe letra për t’u informuar nga organet publike, nuk kanë pasur akses në kohë apo të plotë në informacion.

Ky propozim për një rol më efektiv të Deputetit të Kuvendit është mbi të gjitha një shërbim për qytetarin, në mënyrë që deputetët të kenë të gjitha mundësitë për t’u interesuar për zgjedhësit, për të ndjekur problemet e tyre, për t’i mbrojtur qytetarët nga abuzivizmi i institucioneve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për ta.

Pavarësisht agendave të formacioneve politike, çdo deputet ka përgjegjësinë të përfaqësojë zgjedhësit dhe të sigurojë transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve publikë, në çdo rast kur kjo transparencë dhe llogaridhënie nuk realizohet.

Besoj në vitet e fundit kemi parë gjithnjë e më shumë zyrtarë publikë që pas fshehjes së informacionit dhe bunkerizimit brenda mureve te godinave qeveritare, synojnë të mbrohen nga përgjegjësia ligjore dhe publike për aktet korruptive dhe klienteliste të kryera.

Ndaj, Deputetët duhet të kenë akses të plotë në informacion për të mbrojtur interesin e shtetasve dhe Republikës tonë parlamentare.

Në të gjithë karrierën time politike, kauzat e tilla si llogaridhënia, transparenca dhe shërbimi ndaj qytetarëve kanë qenë shoqëruese.

Unë besoj fort se forcimi i statusit të deputetit dhe jetës parlamentare në tërësi, është fuqizim i qytetarit dhe garanci për  mbrojtjen e interesave të qytetarit të zakonshëm, të biznesit të zakonshëm, të Shqipërisë që i përket të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm atyre të lidhur me pushtetin.

Unë vet si deputete gjatë ushtrimit të kësaj të drejte të garantuar nga Satusi i Deputetit, kam hasur në refuzimin e organeve publike, si Bashkia Tiranë, e cila ka refuzuar çdo kërkesë zyrtare timen si deputete për të më dhënë informacion për inceneratorin e Tiranës.

Të tilla sjellje antiligjore e pengojnë rolin kontrollues të Kuvendit dhe faktimin në kohë të shkeljeve ligjore. Bllokimi i informacionit ul besimin e publikut tek veprimtaria parlamentare dhe prodhon pasoja serioze për interesin publik dhe financat publike.

Në shumë raste, mosdhënia e informacionit vjen nga drejtuesit e institucioneve, të cilët synim të vetëm kanë fshehjen e paligjshmërisë së tyre.

Projektligji  i propozuar sot, parashikon që në rast se drejtuesi i institucionit nuk jep informacion në mënyrë të përsëritur, procedura do të përfshijë pasoja administrative dhe penale ndaj drejtuesit të institucionit, si dhe do ngarkojë me veprime konkrete Kryetarin e Kuvendit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryeministrin, për të siguruar që kjo çështje të mos mbetet në vullnetin e lirë të strukturave.

Në projektligjin e paraqitur, janë qartësuar përgjegjësitë dhe pasojat për drejtuesit e institucioneve që shkelin ligjin. Kjo garanton një proces të rregullt ligjor për procedimin disiplinor të drejtuesit që ka shkelur ligjin.

Miratimi i kësaj nisme do të sjellë një administratë që respekton ligjin dhe që përgjigjet për çdo shkelje, duke forcuar rolin kontrollues të deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Besoj që projektligji do të gjejë mbështetje nga të gjithë deputetët e Kuvendit, pasi, në fund të ditës, nisma synon vetëm fuqizimin e secilit koleg deputet për të kryer sa më efektivisht punën në shërbim të qytetarëve që synojnë të përfaqësojnë”, tha Kryemadhi.



Ju sugjerojmë

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
Bota

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

12 Korrik, 2025 6:42 pm
Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Para
Mbante automatik dhe municion në shtëpi, arrestohet 51-vjeçari në Dimal 

Mbante automatik dhe municion në shtëpi, arrestohet 51-vjeçari në Dimal 

Identifikohet njëri prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Balla: Zotëria i penxheres ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave

Prej 6 ditës në koma, nis zgjimi gradual i avokatit Sokol Mëngjesit. Ja çfarë ka treguar skaneri i bërë sot 

Avokatët protestë në qytetin e Durrësit, paralajmërojnë bojkot të seancave gjyqësore

Avokatët protestë në qytetin e Durrësit, paralajmërojnë bojkot të seancave gjyqësore
















TE FUNDIT

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
12 Korrik, 2025

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku tw Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin...

Lexo më shumë

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
12 Korrik, 2025

Suedia po përballet me një krizë të thellë në sistemin e saj të burgjeve, teksa numri i të burgosurve po...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
12 Korrik, 2025

Werner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruan kryedemokrati Sali Berisha,...

Lexo më shumë

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
12 Korrik, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com