Aktualitet

Të fshehura në çantën e dorës, sekuestrohen 12.700 Euro në kufi me Kosovën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 27/01/22 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar, banues në Slloveni, është proceduar penalisht nga policia, pasi në pikën kufitare të Morinës iu gjetën 12.700 Euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane,  të cilat nuk i kishte deklaruar.

‘Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. K., 34  vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 Euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane,  të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”, njofton policia.

34-vjeçari A. K. akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Pas