Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

2016/06/12 at 12:05 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Nga Desada Metaj

Reforma në drejtësi ka ribashkuar 2 aleatët e vjetër sot në Rogner. Ilir Meta dhe Lulzim Basha, kanë shtrënguar duart pas nje periudhe të ftohtë mes tyre. Edhe pse gjatë bashkëqeverisjes nuk e fshihnin simpatinë dhe miqësinë mes tyre, dy vitet e fundit Basha nuk i kurseu akuzat ndaj Ilir Metes ndërsa dhe ky i fundit leshoi herë pas here thumba në drejtim të beniaminit të dikurshëm. Por siç ndodh rëndom në politikë, inatet i kanë lënë pas dhe sot Basha e Meta treguan se ende ka dëshirë për bashkëpunim.

Por nëse Basha e përdor këtë takim dhe njëkohësisht mundësi te fundit për të gjetur gjuhën e përbashkët për reformën, shumë pikëpyetje ngrihen mbi qëllimet e Metës për këtë tryezë plot me qetësi dhe dashuri. I ndodhur para qëndrimit të ashpër dhe të prerë të diplomatëve te huaj për reformën dhe limitet kohore të miratimit të saj, Lulzim Basha ndoshta ka tentuar show-n e fundit të tryezave për t’i treguar ndërkombëtarëve që ai dhe PD kanë ende vullnetin për ta bërë Shqipërinë me një strukturë të re në drejtësi.

Krejtësisht më i qartë në qëndrimet dhe lëvizjet e tij, Ilir Meta jo vetëm nuk ka reflektuar qëndrime kundër reformës, por ka bërë të qartë që në fillim se LSI nuk do të votojë reformën nëse PD nuk do të jetë dakort me projektin e dorëzuar në parlament. E duket se ne funksion të kësaj ishte dhe “lapsusi” i përfshirjes në punimet e kuvendit edhe të votimit për reformën. Shenjë e qartë që LSI tashmë nuk ishte e treta e përfaqësuar në takimin Rama – Basha, por lokomotivë e një iniciative të re,që ndoshta mund të përkthehet ca më vonë edhe në një aleancë. Pikërisht kjo lëvizje e fundit, por jo e vonuar e Kryetarit të Parlamentit,mund të shihet nga disa dhe si një demonstrim force per aleatin Rama,marrdhëniet me të cilin vitin e fundit kanë qenë plot ulje- ngritje dhe konflikte, shpeshherë të mbajtura larg vëmendjes së shtypit.

Fare qartë Ilir Meta ka lenë të kuptojë se është “nostalgjik” për kohën kur qeveriste me Sali Berishën. As ai dhe as ish-kryeministri, pavarësisht pozicioneve aktuale, nuk e fshehin simpatinë dhe sharjet e kursyera mes tyre. Afrimi i sotëm me Bashën dhe mundësia e vakët për të gjetur një konsensus është ndoshta mënyra e re, që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë gjetur për t’i treguar Edi Ramës pafuqinë e tij dhe jo vetëm të numrave në parlament kur bëhët fjalë për aleatët e vjetër. Sepse më parë se Basha t’i ketë thënë “po” Ilir Metës për takimin e sotëm,dikush që është lider de facto dhe “shpikësi” i aleancave fluide, ka bërë të tjera plane që ndoshta do ta bëjnë skenën politike shqiptare interesante në javët e fundit të qershorit. Edhe pse përfundimisht, kjo reformë nisi dhe përfundoi si sfida e diplomatëve të huaj në Shqipërinë krejt indiferente ndaj letrave ku shkruhen ligje e të mbërthyer nga ethet e europianit të futbollit.

Ju sugjerojmë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
Aktualitet

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

13 Maj, 2025 1:03 pm
Para
Stresi bëhet sentimental, ja mesazhi i ndjerë për të atin

Stresi bëhet sentimental, ja mesazhi i ndjerë për të atin

Flet Lorik Cana/ Dilema e momentit vendimtar që shkaktoi kartonin e dytë 

Flet Lorik Cana/ Dilema e momentit vendimtar që shkaktoi kartonin e dytë 

Projektligji/ Në shtator, taksa e re e apartamenteve dhe trojeve

Projektligji/ Në shtator, taksa e re e apartamenteve dhe trojeve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do...

Lexo më shumë

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
13 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë më datën 16 maj...

Lexo më shumë

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
13 Maj, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë protestë në ditën kur pritet të zhvillohet Samiti i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com